Përkundër se kanë kaluar vetëm pak kohë nga përfundimi i punimeve, asfalti i shtruar në qendrën e qytetit të Malishevës, tashmë ka filluar të degradohet.
Në fotografitë dhe videon e publikuar nga asamblisti i Partisë Guxo, Valon Krasniqi, shihet një gropë e madhe e hapur tek rrethi i Malishevës, Komunë, kjo e cila udhëhiqet nga Ekrem Kastrati i Nismës Social Demokrate.
Polstimi i plotë i asamblistit Valon Krasniqi:
Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Kastrati ditë më parë kishte thënë se ndërtimi i infrastrukturës cilësore nëpër çdo zonë të Komunës së Malishevës, është një nga prioritetet qeverisjes së tij komunale që sipas tij nënkupton realizimin e kërkesave të qytetarëve për lehtësim të lëvizjes dhe krijim i kushteve më të mira në vendbanimet e tyre.