KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hantavirusi, IKSHPK: S’është sëmundje e re në Kosovë, gjatë 5 vjetëve janë raportuar tetë raste
Shëndetësi

Hantavirusi, IKSHPK: S’është sëmundje e re në Kosovë, gjatë 5 vjetëve janë raportuar tetë raste

Kosova News
Kosova News 14:12 -08/05/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Sipas të dhënave të ECDC deri më 6 maj 2026, janë raportuar shtatë raste me hantavirus në një anije kroçierë në Atlantikun Jugor, përfshirë tre viktima. Një person ndodhet në gjendje kritike, ndërsa hetimet laboratorike vazhdojnë. Në disa mostra është konfirmuar virusi Andes (ANDV), i cili është endemik në Argjentinë.

Sipas vlerësimit aktual të rrezikut, transmetimi nga njeriu te njeriu ndodh vetëm pas kontaktit të ngushtë dhe të zgjatur dhe nuk transmetohet lehtë. Autoritetet shëndetësore kanë zbatuar masa parandaluese në anije.

E sa i përket situatës epidemiologjike me hantavirus në Kosovë, është deklaruar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK).

IKSHPK informon qytetarët se ethet hemorragjike me sindromë veshkore (EHSV), të shkaktuara nga hantaviruset, nuk janë sëmundje e re në Kosovë. Numri i rasteve të raportuara ndër vite mbetet i ulët dhe i qëndrueshëm.

“Gjatë periudhës 2021–2025 janë raportuar gjithsej tetë raste, sipas viteve: dy raste në vitin 2021, një rast në vitin 2022, me nga dy raste në vitin 2023 dhe 2024 dhe një rast në vitin 2025. Këto të dhëna tregojnë një prevalencë të ulët të sëmundjes në vend”, thuhet në njoftim.

Çfarë është hantavirusi?

Hantaviruset janë viruse që transmetohen nga brejtësit te njerëzit. Infeksioni ndodh kryesisht përmes thithjes së grimcave të kontaminuara nga urina, fekalet ose pështyma e brejtësve të infektuar. Në Evropë, sëmundja më së shpeshti paraqitet si ethe hemorragjike me sindromë veshkore (EHSV).
Periudha e inkubacionit zakonisht është rreth dy javë, por mund të zgjasë nga 7 ditë deri në 6 javë.

Simptomat mund të jenë të lehta ose të rënda dhe përfshijnë temperaturë, lodhje, dhimbje muskujsh, probleme gastrointestinale dhe në raste të rënda dëmtim të veshkave ose probleme respiratore.

Mënyra e transmetimit

Brejtësit e infektuar lirojnë virusin përmes urinës, fekaleve dhe pështymës. Njerëzit infektohen kryesisht gjatë kontaktit me ambientet ose materialet e kontaminuara. Hantavirusët që qarkullojnë në Evropë nuk transmetohen nga personi në person dhe nuk barten nga insektet. Transmetimi ndërmjet njerëzve është dokumentuar vetëm për virusin Andes (ANDV) në disa zona të Amerikës Jugore.

Kush është më i rrezikuar?

Rrezik më të lartë ekspozimi kanë:
•punonjësit e pyjeve,
•fermerët,
•personat që punojnë ose qëndrojnë në ambiente ku ka prani të brejtësve.
Trajtimi dhe vaksina
Aktualisht nuk ekziston vaksinë e licencuar kundër hantavirusit në Evropë dhe nuk ka trajtim specifik antiviral. Kujdesi mbështetës dhe trajtimi simptomatik janë shumë të rëndësishme për menaxhimin e sëmundjes.
Masa parandaluese
Për të zvogëluar rrezikun e infektimit rekomandohet:
•shmangia e kontaktit me brejtësit dhe mbetjet e tyre;
•mirëmbajtja dhe pastrimi i rregullt i hapësirave të banimit dhe punës;
•ventilimi i ambienteve të mbyllura para pastrimit;
•përdorimi i maskës dhe dorezave gjatë pastrimit të vendeve ku mund të ketë brejtës

Gjithashtu lexoni:

QKUK: 136 ndërhyrje për rindërtimin e gjirit,pa pritje dhe me implante falas

Studimi: Fërkimi i syve mund të çojë në probleme të përhershme të shikimit

Jarinjë – Dogana sekuestron mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara

AUV: Komisioni konstatoi se “Vita” ka shkelur vendimin për ndalimin e përdorimit të qumështit pluhur dhe vajit të palmës

Mungesa e barnave nga lista esenciale, SHSKUK-ja ndan mbi 2 milionë euro për furnizim

Kosova News 08/05/2026 08/05/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
16° _ 15°
77%
1 km/h
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
31 °C

Lajmet e Fundit

Sulmuesi i Egjiptit shpërthen ndaj gjyqtarit pas eliminimit: Kupa po i jepet Argjentinës
22:59 -07/07/2026
Ekstradohet nga Hungaria në Kosovë i kërkuari me fletarrest ndërkombëtar
22:12 -07/07/2026
Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti
20:56 -07/07/2026
Argjentina mposht Egjiptin me përmbysje dhe kalon tutje
20:18 -07/07/2026
Basha inspekton rrugën Mitrovicë–Jarinjë dhe Urën e Leshakut
19:15 -07/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?