KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hamdi Bytyqi, kandidat për kryetar të Komunës së Therandës nga VV-ja
Politikë

Hamdi Bytyqi, kandidat për kryetar të Komunës së Therandës nga VV-ja

KosovaNewss
KosovaNewss 18:45 -15/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Hamdi Bytyqi do të jetë kandidat nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar komune në Therandë. Ky vendim u konfirmua sot në një takim të mbajtur në prani të krerëve të kësaj force politike, përfshirë kryeministrin Albin Kurti, sekretarin organizativ Dimal Basha, koordinatorin e Qendrave Bashkim Rama, deputetin Salih Zyba, kryetarin e Qendrës në Therandë Jetmir Durmishi, si dhe sekretarin për Media të VV-së, Arlind Manxhuka.

Në këtë takim u theksua vendosmëria për ta çuar përpara frymën zhvillimore të Qeverisë qendrore edhe në nivelin lokal, duke vendosur qytetarin dhe komunitetin në qendër të qeverisjes. Lëvizja VETËVENDOSJE! prezantoi kandidaturën e Bytyqit si alternativën më të mirë për të udhëhequr Therandën në rrugën e zhvillimit, transparencës dhe përfshirjes qytetare.

“Bashkëpunimi mes qeverisë qendrore dhe asaj lokale është çelësi për të realizuar projektet e nevojshme për qytetarët. Këtë binom do ta ndërtojmë edhe në Therandë, për të sjellë ndryshimin që qytetarët meritojnë”, u tha gjatë prezantimit.

Përkrahësit dhe aktivistët e VV-së u bëjnë thirrje qytetarëve të Therandës të angazhohen çdo ditë, në çdo lagje e fshat, për të sjellë një fitore të madhe që do të përkthehet në investime konkrete dhe mirëqenie për të gjithë.

Lëvizja VETËVENDOSJE! premton një qeverisje lokale me integritet, llogaridhënie dhe zhvillim të qëndrueshëm – një vazhdimësi e qartë e vizionit të Qeverisë qendrore, tashmë e provuar në nivel shtetëror.

“Urime qytetarëve të Therandës – rruga drejt vetëvendosjes lokale ka nisur. Na priftë e mbara!”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Gjithashtu lexoni:

Kurti takon shkrimtaren franceze, Sophie Kepes

Trump: Unë ndalova luftën Kosovë-Serbi, së shpejti do të kemi paqe Izrael-Iran

Më 26 qershor hapet afati për dorëzimin e listave me kandidatë, KQZ: Do të verifikohen të gjithë

Ekskluzive – Edhe një polic tjetër ndalohet në kufi me Serbinë – pritet të deportohet

Berisha: Secili mandatar që i siguron 60, e ka edhe votën time

KosovaNewss 15/06/2025 15/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 12°
71%
1 km/h
Mon
29 °C
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
31 °C
Fri
28 °C

Lajmet e Fundit

Netanyahu: I kemi vrarë shefin e inteligjencës iraniane e zëvendësin e tij
22:53 -15/06/2025
Kurti takon shkrimtaren franceze, Sophie Kepes
22:35 -15/06/2025
ZKA: Fushë-Kosova pagoi 850 mijë euro shtesë për vendime gjyqësore dhe përmbarimore
21:48 -15/06/2025
Refuzohet lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, avokati thotë se vendimi është paragjykues
21:42 -15/06/2025
Vazhdojnë sulmet me raketa ndërmjet Izraelit dhe Iranit
20:58 -15/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?