KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hamasi drejt refuzimit të planit Trump: Mbështet interesat e Izraelit
Botë

Hamasi drejt refuzimit të planit Trump: Mbështet interesat e Izraelit

Kosova News
Kosova News 13:31 -01/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Një figurë e lartë e Hamasit tha për mediat e huaja se grupi ka të ngjarë ta refuzojë planin e paqes të propozuar nga presidenti amerikan Donald Trump, duke deklaruar se ai i shërben interesave të Izraelit dhe injoron interesat e popullit palestinez.

Sipas zyrtarit të Hamasit, grupi nuk ka gjasa të pranojë çarmatimin dhe dorëzimin e armëve, një nga kushtet kryesore të planit të Trumpit.

Gjithashtu, Hamasi thuhet se kundërshton vendosjen e një Force Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza, të cilën e sheh si një formë të re të okupimit.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e ka pranuar planin e Trumpit gjatë bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë të hënën. Ndërkohë, Hamasi nuk ka dhënë ende një përgjigje zyrtare.

Ministria e Jashtme e Katarit ka deklaruar se Hamasi është duke e shqyrtuar propozimin e Shtëpisë së Bardhë “në mënyrë të përgjegjshme”.

Një zyrtar i lartë palestinez me njohuri mbi bisedimet e Hamasit tha se në to janë të përfshirë udhëheqës të grupit brenda dhe jashtë Gazës.

Komandanti ushtarak i Hamasit në territor, Ez al-Din al-Haddad, mendohet se është i vendosur të vazhdojë luftën në vend që të pranojë planin. Figurat e Hamasit jashtë Gazës janë lënë kohët e fundit mënjanë nga diskutimet, pasi nuk kanë kontroll të drejtpërdrejtë mbi pengjet. (A2 Televizion)

Gjithashtu lexoni:

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Kosova News 01/10/2025 01/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?