KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haki Abazi në listën zgjedhore të AAK-së: E ka vizionin më të qartë për anëtarësim në NATO, vendosa të jem krahu i z.Haradinaj
Politikë

Haki Abazi në listën zgjedhore të AAK-së: E ka vizionin më të qartë për anëtarësim në NATO, vendosa të jem krahu i z.Haradinaj

Kosova News
Kosova News 13:15 -01/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti Haki Abazi do ta synojë edhe një mandat në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025. Ai do të garojë në listën zgjedhore të AAK-së.

Në një konferencë për media Abazi tha se ka gjëra që i përbashkojnë konceptet e tij dhe të AAK-së.

“Kjo është arsyeja pse unë jam sot këtu”, tha ai, duke folur tutje për bashkëpunimin e kahmotshëm që tha se e ka pasur me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Gjithçka që ka qenë në interes të vendit dhe të kombit tonë ka qenë pjesë e diskutimeve të përbashkëta, qoftë direkt me z. Haradinaj apo me kryetarin e grupit parlamentar, Besnikun”, tha ai.

Abazi tha se “integrimi në NATO është prioriteti mbi prioritetet për Kosovën dhe popullin e Kosovës”.

“Mendoj që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka vizionin më të qartë, planin më të qartë, hapat e sigurt të depërtimit deri te anëtarësimi në NATO”, tha ai.

Deputeti e falënderoi AAK-në ku tha se e gjeti “idenë e Skënderbeut me i bë thuprat bashkë e mos me u thy në këto situata shumë delikate të sigurisë”.

“Unë kam vendosur që të jem krahu i z. Haradinaj dhe miqve këtu në AAK, përfshi z. Gjini si një model të një udhëheqjeje me dinamikë e me reforma të mëdha”, tha ai në konferencën për media, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini.

Haradinaj tha paraprakisht se sot në selinë e AAK-së është “një ditë e veçantë”.

“Në shumë etapa të rrugëtimit tonë, e ka bërë pjesën e vet të çmuar. Edhe unë jam dëshmitar i këtij angazhimi të Hakiut, të cilin e njoh që nga paslufta për kontributin e tij në mbështetje të shoqërisë civile e demokratizimit të vendit, e proceseve demokratike”, tha ai.

“Hakiu nuk ka pasur vetëm etiketë partiake, por çdoherë ka qenë i hapur për komunikim, për bashkëpunim me të gjithë ne në Parlament”, tha Haradinaj.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Takimi ishte konstruktiv, do të vazhdojmë përpjekjet që në ditët në vijim të zhvillojmë diskutime më të thelluara

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi arritur marrëveshje me LDK-në

BE-ja, 100 milionë euro për Shqipërinë

Nis takimi ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut

Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi

Kosova News 01/12/2024 01/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
23%
2 km/h
Tue
33 °C
Wed
34 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Abdixhiku: Takimi ishte konstruktiv, do të vazhdojmë përpjekjet që në ditët në vijim të zhvillojmë diskutime më të thelluara
21:42 -04/08/2026
Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi arritur marrëveshje me LDK-në
21:39 -04/08/2026
Humbën rrugën në malin e Çikës, nis operacioni i kërkim-shpëtimit për dy turistë në Shqipëri
20:35 -04/08/2026
BE-ja, 100 milionë euro për Shqipërinë
19:51 -04/08/2026
Prokuroria: Radojeviqi bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza
19:22 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?