Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se një i panjohur i ka kryer vjedhje në stallën e bagëtive të tij në fshatin Lebanë.
Rasti ka ndodhur të martën, ndërkaq njësitet policore kanë dalë në vendngjarje dhe është konsultuar prokurori i shtetit.
Rasti vazhdon të hetohet.
Njoftimi i policisë:
“Fsh. Lebanë, Prishtinë 16-17.08.2022 – 22:00-06:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i të dyshuar deri më tani i panjohur kanë kyrer vjedhje në stallën e bagëtive të tij. Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalur njësitë relevante policore poashtu është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”.


