Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes që ka ndodhur në fshatin Gjinoc të Suharekës.
Policia bën të ditur se rasti i vjedhjes ka ndodhur në xhami.
Dhe të hënën në fshatin Gjinoc dy persona janë intervistuar pasi dyshohet ta kenë vjedhur makinën për prerjen e barit (Kositësen) dy ditë më herët.
“Më 18.12.2023 është raportuar se dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, në objektin fetar të xhamisë, kanë vjedhur një makinë për prerjen e barit e cila është sekuestruar. Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.


