Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se disa persona të panjohur kanë hyrë në një objekt dhe kanë vjedhur rreth 400 metra kabllo.
Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Elion Zherka” në Gjakovë, ndërkaq njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti është duke u hetuar dhe cilësuar si vjedhje e rëndë.
Njoftimi i plotë:
VJEDHJE E RËNDË
Rr. “Elion Zherka”, Gjakovë 15.09.2022 – 12:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në një objekt persona të panjohur kanë vjedhur rreth 400 metra kabllo. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, rasti është duke u hetuar.


