Një qytetar në Fushë-Kosovë ka raportuar në Polici se persona të panjohur ia kanë vjedhur të dielën një veturë Golf II.
Siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe është në procedurë hetimore.
“Fushë Kosovë 27.08.2023, 07:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se, persona të panjohur i kanë vjedhur veturën e tipit Golf II. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, rasti ne procedure hetimore”, ka njoftuar Policia e Kosovës.


