Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, gjatëtë vizitës në Abu Dhabi është takuar me menaxhmentin e lartë i WizzAir, me të cilët ka diskutuar për mundësitë e krijimit të linjës së re direkte Prishtinë-Abu Dhabi. Menaxhmentin e lartë të kësaj kompanie ajo e ka informuar lidhur me progresin ekonomik dhe demokratik të Kosovës, duke shtuar se krijimi i një linje të re udhëtimi do të krijonte mundësi të shumta për bashkëpunim bilateral në mes Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për rritjen e shkëmbimeve tregtare, investimeve dhe zhvillimin e turizmit.
“Gjatë qëndrimit tim në Abu Dhabi, pata kënaqësinë të pritem në takim nga menaxhmenti i lartë i WizzAir atje, me të cilët diskutuam për mundësitë e krijimit të linjës së re direkte Prishtinë-Abu Dhabi.
Në këtë takim, menaxhmentin e lartë të kësaj kompanie e informova lidhur me progresin ekonomik dhe demokratik të Kosovës, duke shtuar se krijimi i një linje të re udhëtimi do të krijonte mundësi të shumta për bashkëpunim bilateral në mes Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për rritjen e shkëmbimeve tregtare, investimeve dhe zhvillimin e turizmit”, ka thënë Hajdari.
Sipas ministres, nga WizzAir shprehën interesimin për të komunikuar me Autoritetin e Aviacionit të Kosovës, që të shqyrtohen mundësitë e krijimit të kësaj linje, në mënyrë që e njëjta të vihet në funksion në të ardhmen e afërt.


