Guvenerantorja e Shtetit të Iowas, Kim Reynolds sot po qëndron në vizitë zyrtare në Kosovë. Pas takimit me presidenten Osmani Guvernatorja e Iowas u prit në takim nga Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla. Takimi u zhvillua në ambientet e kryeministrisë, ku me këtë rast znj. Gërvalla falënderoj Guvernatoren Reynolds për vizitën në Kosovë. Gërvalla tha se bashkëpunimi më shtetin e Iowas është i veçantë pasiqë ka një histori të gjatë partneriteti dhe do të vazhdojnë të forcohen edhe më tej lidhjet miqësore me këtë shtet. Guvernatorja Reynolds gjatë kësaj vizite po shoqërohet nga Ambasadori Amerikan në Kosovë Hovenier dhe disa gjeneralë të lartë të ushtrisë Amerikane.







