Mesfushori i ri i Barcelonës, Ilkay Gundogan, tha se ishte një vendim i lehtë për t’iu bashkuar gjigantëve spanjollë kryesisht për shkak të rolit që ai pret të marrë si mentor për lojtarët e ri të skuadrës.
Reprezentuesi gjerman, 32 vjeç, u prezantua në ambientet stërvitore të Barcelonës të hënën, pas nënshkrimit të një kontrate dyvjeçare pas largimit të tij nga Manchester City.
Ai ishte kapiten i klubit anglez që fitoi, titullin, FA Cup dhe Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar, duke i dhënë fund një periudhe të suksesshme shtatëvjeçare në Angli, ku fitoi 12 trofe.
Kur u pyet për rininë dhe talentin e Barcelonës veçanërisht në mesfushë, Gundogan tha se ka shumë për t’i ofruar skuadrës me përvojën e tij, përcjellë lajmi.net.
“Ata janë të jashtëzakonshëm, Gavi, Pedri, Luuk De Jong… Unë vij me më shumë përvojë sepse jeta ime dhe karriera ime nuk kanë qenë të lehta dhe mendoj se përvoja ime mund të ndihmojë shumë”, tha Gundogan në një konferencë për shtyp.