Guild Eagles e kanë shënuar fitoren e radhës në turneun CCT.
Ekipi kosovar në Counter-Strike 2 fitoi 0:2 ndaj ekipit nga Serbia, Zero Tenacity.
Fillimisht në “Mirage” shqiponjat fituan lehtësisht 13:6.
E në “Anubis” ekipi kosovar bëri një rikthim spektakolar. Ata ishin duke humbur 12:8, teksa bënë një rikthim për të fituar 16:13 në fund.
Tani, Guild Eagles kanë dy fitore në këtë turne dhe i prijnë renditjes tabelare.