Te sheshi “Skënderbeu” në Shkup po bëhen përgatitjet për protestën në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati, ka thënë se qytetarët nga Kosova kanë kaluar kufirin për në Maqedoninë e Veriut pa ndonjë problem, përfshirë veteranët e luftës.
“Deri tash kufiri është i lirë dhe nuk problem fare në kufi, janë duke kaluar qytetarë, veteranë, pa problem po vijnë deri në këto momente”, ka thënë ai para fillimit të protestës.
Kjo është protesta e radhës, ku sërish pritet të mblidhen shqiptarë nga të gjitha trevat me thirrjet për drejtësi.
Me mijëra shqiptarë kanë marrë pjesë edhe në protestën e mbajtur në Tiranë, në kryeqytetin shqiptar, ku u bë thirrje për drejtësi të ish-krerëve e të UÇK-së.
Një tjetër protestë e madhe është mbajtur më 14 shtator në qytetin holandez në Hagë, ku me mijëra shqiptarë u mblodhën nga Evropa, Amerika por edhe Kosova që të kërkojnë drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo protestë u organizua një ditë para se të dëgjohet dëshmitari i parë i mbrojtjes në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish-ndihmëssekretari amerikan, James Rubin.
Protestë ishte mbajtur edhe në Strasburg


