KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gucati: Specialja u themelua krejt për diçka tjetër, jo për marifetet që po bëhen atje – s’i besojmë
Lajme

Gucati: Specialja u themelua krejt për diçka tjetër, jo për marifetet që po bëhen atje – s’i besojmë

Kosova News
Kosova News 09:23 -15/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, të shtunën foli rreth procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të luftës, si dhe për mosvizitat e udhëheqësve shtetërorë atje.
Gucati u fokusua edhe në mos vizitën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit në Gjykatën Speciale të Hagës. Sipas Gucatit, Kurtit nuk i punon dora ta shkruaj fjalën UÇK , duke e hedhur poshtë pretekstin se ka shumë formular për t’u plotësuar nëse shkohet për vizitë në Hagë, deklaratë kjo e Kurtit.

“Mua është reale se kjo qeveri më ka befasuar, dhe ky kryeministër që është në detyrë ndoshta e keni dëgjuar në një televizion kur thotë ‘bëni të fala Rexhës dhe askujt tjetër’. A ka më dobësi? Ai nuk i ka bërë nder gjeneral Rexhep Selimit vetëm se i ka dërguar të fala”, u shpreh Gucati.

“Nuk po mundesh ta përmendësh emrin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Salih Mustafës apo Pjetër Shalës, por të paktën kjo qeveri është dashtë të thotë bëji të fala Rexhës dhe shokëve të tij. E le më të plotësojë letrat për vizitë, por nuk duhen shumë letra, nuk janë 100 letra, janë 12 faqe aplikacioni me i mbush. Ky ka studiuar për 20 apo 30 vjet e nuk po mundet të plotësojë 12 faqe. Por këtij nuk i bën dora, nuk i punon dora të shkruajë UÇK”, ka thënë Gucati në Klan Kosova.

I njëjti ka theksuar se me Qeverinë në detyrë për katër vite asnjëherë nuk patën ndonjë raport, apo kontakt. Gucati pohoi se Qeveria e VV-së asnjëherë nuk u mor me familjarët e dëshmorëve, veteranët dhe invalidët e dalë nga lufta.

“Kjo qeveri, nuk dua ta krahasojë me dikë tjetër, ndoshta edhe armiku nuk do të dinte të sillej kaq keq me ne, për katër vite e gjysmë është në Qeveri nëse nuk gaboj. Kjo qeveri asnjë cent nuk e ka ndarë për shoqatat e dala nga lufta, kjo qeveri asnjë nënë të ndonjë dëshmori nuk e ka quar në ndonjë banjë për rehabilitim, kjo qeveri asnjë invalid të UÇK-së nuk e ka dërguar ta shërojë jashtë vendit, kjo qeveri asnjë veteran dhe asnjë fëmijë të veteranit nuk e ka dërguar për shërim jashtë vendit”.

“Kjo qeveri për katër vjet nuk e di kah hapet dera e Organizatës të Veteranëve të Luftës të UÇK-së. Asnjë raport nuk e kemi me këtë qeveri, unë kur jam lëshuar nga burgu e pata bërë një kërkesë për shoqatat e dala nga lufta, kam informacione se as nuk e ka marrë në dorë e ta shikojë. As nuk e ka marrë ta shqyrtojë, dhe jo se më ka kthyer përgjigje pozitive apo negative. Kjo qeveri vetëm gojën e ka UÇK e dëshmorë, për këtë qeveri janë të mirë ata që kanë vdekur, këta që kanë mbetur të gjallë mbi 3 mijë invalid që jemi nuk jemi të mirë, dhe veteranë”, theksoi Gucati.

Ndër të tjera, Gucati, deklaroi se janë duke punuar në përgatitjet e një draft-dokumenti që ta dërgojnë në legjislaturën e nëntë të Kuvendit, kur të konstituohet, që Gjykata Speciale e Hagës të shuhet, apo që të vendoset në Kosovë.

Ai shton se nuk ka aspak besim në drejtësinë që servon Gjykata Speciale.

“Ne jemi në përgatitje në moment që do të formohen institucionet apo parlamenti i Kosovës, ne jemi duke punuar me disa juristë që t’ua dorëzojmë grupeve parlamentare një draft të shfuqizojë apo që ajo gjykatë të kthehet dhe të vjen në Kosovë, ku e ka vendin këtu, që të vjen në Kosovë. Unë besoj se ky është mision i mundur, pse nuk është e mundur e të kthehet gjykata apo të shfuqizohet krejt. Kjo gjykatë është formuar për krejt diçka tjetër është formuar për shtëpinë e verdhë, dhe jo për këto marifete çfarë kanë ndodhur atje, duke e ditur se me çfarë shpifje është duke punuar dhe me kë është duke punuar kjo gjykatë. Kjo gjykatë ka devijuar krejt, ne nuk besojmë në drejtësinë e saj, sepse kjo gjykatë ka devijuar në fillim”, ka thënë Gucati

Gjithashtu lexoni:

Kurti përkujton dy figura të mëdha të kulturës shqiptare

Hamdi Bytyqi, kandidat për kryetar të Komunës së Therandës nga VV-ja

Pakistani thirrje të gjithë myslimanëve të bashkohen kundër Izraelit

Trump: Unë ndalova luftën Kosovë-Serbi, së shpejti do të kemi paqe Izrael-Iran

Bota në tym e flakë, shqiptarët ‘pushtojnë’ plazhet e Shqipërisë

Kosova News 15/06/2025 15/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 13°
72%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Reuters: Trumpi e ndaloi planin e Izraelit për ta vrarë liderin suprem të Iranit
20:21 -15/06/2025
Kurti përkujton dy figura të mëdha të kulturës shqiptare
19:51 -15/06/2025
Peci: Mbështetja për fermerët kosovarë po kontribuon në zhvillimin ekonomik
19:10 -15/06/2025
Hamdi Bytyqi, kandidat për kryetar të Komunës së Therandës nga VV-ja
18:45 -15/06/2025
Borussia Mönchengladbach kërkon të transferojë dy vëllezërit binjakë kosovarë
18:25 -15/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?