KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gucati: Ballkani mund të destabilizohet nëse dënohen ish-krerët e UÇK-së
Politikë

Gucati: Ballkani mund të destabilizohet nëse dënohen ish-krerët e UÇK-së

Kosova News
Kosova News 16:54 -13/05/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka deklaruar se nuk beson që ish-krerët e UÇK-së do të dënohen nga Gjykata Speciale, duke thënë se një vendim i tillë mund të sjellë destabilizim në Kosovë dhe në Ballkan.

Pas një takimi që zhvilloj me prefektin e Tiranës, Gucati tha se ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së nuk ka bazë materiale për dënim dhe se, sipas tij, përgjegjësia për krimet gjatë luftës bie mbi forcat serbe.

“Nuk ka bazë materiale dënimi i tyre. 10 milionë shqiptarë, unë jam i bindur që Evropa nuk dëshiron të ketë trazira në Ballkan, sidomos në këtë vend, nëse dënohen. Edhe nuk e besoj atë fare që do dënohen ata, por nuk e besoj se vetë evropianët, apo ndërkombëtaret, kanë dëshirë të ketë destabilizim të vendit. Se nëse drejtësia evropiane gabon dhe dënon pafajësisht këta njerëz duke e ditur se ne s’jemi kriminelë. Ne s’kemi bë krime, këtu krime ka bë ushtria, policia edhe para-militarët serbë në 1998-99-tën. 13 mijë e 500 qytetarë të vrarë, 1 mijë e 324 fëmijë të vrarë prej moshës 7 ditë deri në moshën 15 vjeçare”, tha ai.

Gucati tha se UÇK-ja nuk ka kryer spastrim ndaj qytetarëve në Kosovë dhe kërkoi që përgjegjësit për krimet të dalin para drejtësisë.

“Kjo do të thotë kush asht agresori, kush asht xhelati. Ne s’kemi qenë xhelatë, ne s’kemi bë, s’kemi spastru Kosovën nga asnjë qytetar. Çdo qytetar i Kosovës ka të drejtë të jetojë, të punojë, të veprojë këtu. Ata të cilët i kanë duart me gjak, ata të cilët i kanë duart me gjak të ecin mbi Kosovën si prej gjyqi. I presin gjykatat tona. Nëse ka drejtësi në Kosovë duhet të merren të gjithë ata kriminelë e të dënohen para drejtësisë”, tha ai.

Ai shtoi se një vendim dënues mund të pasohet me reagime qytetare, por tha se deklaratat e tij nuk duhet të interpretohen si kërcënim.

“Mund të jetë protesta, mund të jetë demonstrata, po simbas meje vendi mund të destabilizohet, mbarë Ballkani mund të destabilizohet. Kjo është frika, jo që ne po bëjmë kërcënim, mos të më marrë këtë që po e thonë, mund ta kapë dikush për fjale e mund ta mbajë si kërcënim. Ne s’po kërcënojmë, po ne po thonë që mund të jetë protesta, mund të jetë demonstrata dhe kjo nuk është e mirë as për ndërkombëtarët as për asnjë person”, tha ai.

Gucati tha se OVL-UÇK-ja ka ndarë dekoratë për Prefektin e Tiranës, Shkëlqim Hajdari, për kontributin e tij ndaj çështjes kombëtare dhe mbështetjen për veteranët.

“Ne kemi përzgjedhur ta nderojmë Prefektin e i Tiranës, Shkëlqim Hajdari, me këtë dekoratë, e cila do të jetë kujtim për tërë jetën. Kjo dekoratë nuk është thjesht një ngritje apo ulje. Kjo dekoratë thjesht vlerëson atë mirënjohjen, apo vlerën që ai ka dhënë, vlerat e veta, vlerat e veta që ka dhënë gjatë kohës për vende të ndryshme. Kështu që unë edhe njëherë e gjej këtë kënaqësi, që ka gjetur kohë me ardhur kryetari, bashkërisht me ekipin e vet Por ne jemi mirënjohës për këtë punë edhe për veprat e tyre, aq më shumë që kanë bërë për këtë punë dhe për vendin tonë”, tha ai

Gjithashtu lexoni:

Osmani: Të evitohen zgjedhjet, vendi të bëhet me president që mbron Kushtetutën

Abdixhiku: LDK-ja tërhiqet nga çdo kërkesë për pozita dhe merr përsipër të kontribuojë pa asnjë përfitim politik në shmangien e krizës aktuale

Tahiri kërkon takim me Deharin për seancën e nesërme

Haxhiu, kritikon qasjen e PDK-së: Stafi i kuvendit të mos përfshihet në përplasjet politike

LDK mbledh sot grupin parlamentar

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?