KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Grupi “Asnjë cent më shumë” paralajmëron përshkallëzim të protestave nëse nuk pezullohet vendimi i ZRrE-së
Ekonomi

Grupi “Asnjë cent më shumë” paralajmëron përshkallëzim të protestave nëse nuk pezullohet vendimi i ZRrE-së

Kosova News
Kosova News 13:26 -18/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Grupi “Asnjë cent më shumë” në një konferencë për media ka bërë të ditur se protesta e radhës kundër vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) do të mbahet nesër nga ora 12:00, në sheshin “Skënderbeu”, duke paralajmëruar masa më të ashpra nëse nuk ka reflektim institucional.

Organizatori i protestës, Besnik Shabiu, theksoi se aktivitetet e grupit nuk kanë ndalur dhe se do të vazhdojnë deri në pezullimin përfundimtar të vendimit për shtrenjtimin e rrymës.

Ai shtoi se protesta e nesërme përkon me seancën konstituive të Kuvendit dhe u bëri thirrje deputetëve që të veprojnë.

Shabiu paralajmëroi përshkallëzim të veprimeve nëse nuk ka reflektim pas protestës së nesërme.

“Aktiviteti i grupit ‘Asnjë Cent më Shumë’ nuk ka ndaluar për asnjë moment, jemi në vazhdimësi duke u marrë, deri në momentin kur të pezullohet përfundimisht vendimi për shtrenjtimin që është marrë në mënyrë joligjore nga ana e ZRrE-së, i cili më nuk përfaqëson interesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Do të vazhdojmë të jemi edhe më tutje të zëshëm deri në momentet e fundit ku bashkë me qytetarët do ta fitojmë këtë proces. Ashtu siç kemi paralajmëruar nesër do të jetë protesta e radhës e cila do të fillojë nga ora 12:00. Zëri i qytetarëve është mirë të mos ndalet asnjë moment. Nesër në të njëjtën kohë ka qëlluar të jetë edhe seanca konstituive e cila po dështon tash e disa herë, natyrisht prej këtij sheshi do t’i bëjmë thirrje gjithë deputetëve të Republikës së Kosovës që të shtyjnë përpara këtë proces, dhe momentin e parë që konstituohet Kuvendi të thirret menjëherë në komisionin për energji ZRrE për raportim, dhe sa më parë ky vendim të pezullohet. Përveç kësaj do të vazhdojmë me aktivitete tjera, nëse edhe pas ditës së nesërme prapë do të vazhdohet të mos ketë reflektim natyrisht se do të jemi të detyruar që protestat t’i masovizojmë dhe ky masovizim nënkupton edhe përshkallëzim. Nuk jemi të lumtur që t’i japim kësaj lloj mesazhesh as nuk jemi në frymën e asaj që përshkallëzohet situata. Por nëse do të ketë nevojë siç kemi thënë në fillim do të bllokojmë edhe rrugët edhe institucionet në mënyrë që zëri të dëgjohet edhe më tutje. Ne sot ishim dëshmitar qysh nga mëngjesi që kanë dalë paralajmërët për shtrenjtimin e mëtejmë”, tha ai.

Ndërkohë, avokati Ardian Bajraktari njoftoi për hapat ligjorë që janë ndërmarrë ndaj vendimit të ZRrE-së, duke paralajmëruar edhe kërkesën për masë të përkohshme për ta ndaluar ekzekutimin e vendimit.

Ai theksoi se vendimi për rritjen e çmimit të energjisë mund të shkaktojë pasoja të mëdha për qytetarët.

Sipas Bajraktarit, padia dhe kërkesa për masë të përkohshme do të mbështeten edhe në praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si instrument që është drejtpërdrejt i zbatueshëm në Kosovë.

“Gjatë gjithë ecurisë së këtij procesi ne kemi punuar në mënyrë intenzive në drejtim të hartimit të padisë përmes së cilës do të kërkojmë anulimin e vendimit të aktit administrativ. Përkatësisht ZRrE, duke pasur parasysh faktin se i njëjti është marrë në bindjen tonë në shpërputhje me autorizimet që ka ky institucion, me theks të veçantë për sa i përket çështjes së procedurës së deritanishme. Megjithatë, ne po presim publikimin e vendimit i cili do të duhej me ndodh, akoma nuk është bërë. Sot jam drejtuar me kërkesë zyrtare përmes emailit zyrtar ZRrE që ta kemi sa më parë këtë vendim në mënyrë që të njëjtin ta analizojmë dhe ta procedojmë, përkatësisht ta finalizojmë padinë. Po ashtu vlen të theksohet se krahas padisë kemi punuar dhe po punojmë edhe në hartimin e propozimit për masë të përkohshme, si masë për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit, për faktin se jemi të bindur që plotësohen kriteret ligjore të përcaktuara në nenin 100 të Ligjit për Konflikt Administrativ. Për faktin se një vendim i tillë paraqet dëm vështirë të riparueshëm për palët në procedurë, përkatësisht për qytetarët. Vendimi i tillë paraqet vështirësi dhe problem të natyrës zinxhirore për të gjithë qytetarët e vendit dhe se aprovimi i një mase të tillë nuk është kundër interesit publik, mirëpo shkon në funksion të interesit publik. E kemi argumentuar dhe do të përpiqemi edhe tutje ta argumentojmë se është edhe në linjë me praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, instrument i cili është direkt i zbatueshëm në vendin tonë”, tha ai. /EO

Gjithashtu lexoni:

Ministrja Pacolli jep lajmin e mirë: 44 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian për mjedisin dhe klimën!

Rruga Junik-Gjeravicë drejt përfundimit, investim mbi 4.8 milionë euro

Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës mbështet masat për mbrojtjen e prodhimit vendor dhe sigurisë ushqimore

Gjendja e rrugës Prishtinë-Podujevë, jep detaje të reja ministri Basha

Kosova News 18/04/2025 18/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron
22:54 -09/07/2026
Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur
22:32 -09/07/2026
Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?