Policia e Kosovës njofton se, një gruaje në Pejë i është grabitur çanta e krahut dhe tri unaza, derisa ndodhej në oborrin e Spitalit të qytetit.
Sipas njoftimit, grabitja është kryer nga tre persona të panjohur.
“Viktima (f) kosovare ka raportuar se derisa ishte në oborrin e Spitalit Rajonal Pejë, tre persona të panjohur, i kanë grabitur me forcë çantën e krahut dhe tri unaza argjendi. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.


