Policia e Kosovës njofton se dje ka arrestuar një grua në Podujevë nën dyshimin se e njëjta kishte publikuar një fotografi me armë në dorë në rrjete sociale.
Siç njoftohet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, arrestimi i të dyshuarës ka ndodhur më 5 janar rreth orës 06:00.
Policia ka treguar se me vendim të prokurorit kompetent e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
Tutje tregohet se për procedura të mëtejme janë informuar institucionet kompetente.


