Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një grua në Fushë-Kosovë, nën dyshumin se me sms ka kërcënuar vajzën e saj.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të shtunën, rreth orës 17:27.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se ka pranuar një SMS me përmbajtje kërcënuese nga e dyshuara femër kosovare (nëna e saj). Lidhur me rastin e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.


