KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gruaja e parë që zotëron pasuri 100 miliardë dollarëshe
Lajme

Gruaja e parë që zotëron pasuri 100 miliardë dollarëshe

Kosova News
Kosova News 09:09 -29/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Francoise Bettencourt Meyers, trashëgimtarja e gjigantit të kozmetikës “L’Oreal” dhe gruaja më e pasur në botë, është bërë gruaja e parë që zotëron pasuri prej 100 miliardë dollarësh, raporton Bloomberg të enjten.

Bloomberg rendit Bettencourt Meyersin si personin e 12-të më të pasur, pak përpara Mukesh Ambanit dhe pas Carlos Slimit, i cili kohët e fundit u bë personi i parë nga Amerika Latine që kapërceu kufirin e 100 miliardë dollarëve pasuri.

Aksionet e “L’Oreal” së fundmi kanë arritur nivele rekord. Këtë vit, ato u rritën me 35 për qind pasi konsumatorët vazhduan të shpenzojnë për produkte luksoze pas pandemisë.

Sipas “L’Oréal”, në vitin 2022, Bettencourt Meyers dhe familja e saj zotëronin më shumë se 34 për qind të aksioneve të kompanisë.

Bettencourt Meyers ishte fëmija i vetëm i Liliane Bettencourt, babai i së cilës, Eugene Schueller, themeloi “L’Oreal Group”. Ajo trashëgoi pronat e nënës së saj kur Bettencourt vdiq në vitin 2017. Meyers është presidente e kompanisë familjare “Holding Tethys” dhe është nënkryetare e bordit të drejtorëve të grupit “L’Oreal”.

Kompania më e madhe e kozmetikës në botë, e cila zotëron marka të gjera nga Lancome në Maybelline, fitoi mbi 38 miliardë euro në shitje në vitin 2022, sipas raporteve të kompanisë.

Në fillim të këtij viti, “L’Oreal” bleu markën australiane Aesop në një marrëveshje prej 2.5 miliardë dollarësh, blerja më e madhe e markës që ka bërë ndonjëherë. Rekordi i saj i mëparshëm ishte blerja e “YSL Beaute” për 1.7 miliardë dollarë më 2008, sipas Dealogic.

Gjithashtu lexoni:

Dalin pamjet ku shihet vetura e Diogo Jotas duke u djegur disa minuta pas aksidentit

SHBA-ja pezullon ndihma të fuqishme ushtarake për Ukrainën

Harrojini veturat në Amsterdam, edhe vendasit nuk kanë ku t’i parkojnë

Trump thotë se sulmet amerikane ‘zhdukën’ programin bërthamor të Iranit

Ekspozitë në Parlamentin e BE-së mbi mizoritë – eurodeputetët grekë dhe polakë kërkojnë dëmshpërblime

Kosova News 29/12/2023 29/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
17° _ 16°
58%
1 km/h
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
34 °C

Lajmet e Fundit

Google gjobitet 314 milionë dollarë për mbledhjen e të dhënave të përdoruesve
15:10 -03/07/2025
Diskriminim ndaj mediave shqipfolëse në Bujanoc, Rexhepi kërkon anulimin e konkursit të bashkëfinancimit
15:07 -03/07/2025
Gjykimi ndaj Nagip Krasniqit, sërish deklarohet i pafajshëm për akuzën e korrupsionit
14:57 -03/07/2025
Lansohet fushata ‘Festo me zemër, jo me armë’
14:50 -03/07/2025
Dalin pamjet ku shihet vetura e Diogo Jotas duke u djegur disa minuta pas aksidentit
14:48 -03/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?