KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Greva në QKUK, punëtorët e sigurimit akuzojnë menaxhmentin
LajmeShëndetësi

Greva në QKUK, punëtorët e sigurimit akuzojnë menaxhmentin

Kosova News
Kosova News 13:32 -11/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Punëtorët e sigurimit fizik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), të mbështetur nga Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës, kanë hyrë në grevë për shkak të moszgjidhjes së çështjes së punësimit të punëtorëve të sigurimit fizik në QKUK. Greva do të vazhdojë çdo ditë prej orës 10:00 deri në ora 15:00, derisa të plotësohen kërkesat e punëtorëve.

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, tha se problemi ka kaluar çdo afat të arsyeshëm dhe se siç tha ai, sipas informacioneve zyrtare nga KRPP dhe OSHP, tenderi mund të përmbyllet brenda tri ditësh, madje edhe brenda tri orësh nëse ka vullnet nga menaxhmenti i QKUK-së.

“Për dy javë ditë ne nuk kemi lënë derë pa hapë që ta zgjidhim problemin dhe ta shkurtojmë afatin e këtyre punëtorëve që të qëndrojnë jashtë procesit të punës. Përkundër asaj që kemi hulumtua në KRPP, në OSHP, na është thënë të gjitha dyert e hapura, duart e lira i ka QKUK-ja të vendosë për tenderin. E kemi informacione zyrtare nga të gjithë, edhe OSHP-ja, edhe KRPP-ja, që ky tender mund të zgjatë maksimumi tri ditë dhe nëse është vullneti dhe dëshira e QKUK-së, mund të përfundojë brenda tri ore. Ne jemi të bindur zyrtarisht që kjo po bahet për përfitime të individëve brenda këtu QKUK-së. E themi me plot përgjegjësi, normal që duke i dhanë argumente edhe Policia e Krimeve Ekonomike tani ka hy që ta verifikojë këtë tender, QKUK-ja ka obligim maksimal që për tri ditë ta zgjedhë këtë problem dhe punëtorët të kthehen në vendet e tyre të punës. Është shumë normale që ne po shohim dhe kemi informacione që shumë punëtorë, sidomos nga viset larg, kemi informacione që pothënë që ne në mungesë të mjeteve nuk kemi mundësi me ardhë”, ka thënë Azemi.

Sipas Azemit, institucionet përkatëse po shmangin përgjegjësinë. Ai tha se fillimisht u justifikuan me KRPP-në dhe OSHP-në, por dokumentacioni zyrtar dëshmon se QKUK është përgjegjëse direkte për shtyrjen e procesit.

Ai ka theksuar se kjo situatë ka lënë qindra punëtorë pa të ardhura, shumë prej të cilëve përballen me kredi dhe probleme të rënda financiare.


Edhe përfaqësuesi i Shoqatës së Sigurimit Fizik të QKUK-së, Hakif Sylejmani, kërkoi sqarim institucional dhe vendim të qartë për fatin e tyre.


“Ne jemi në hallet shumë të mëdha si punëtor në QKUK dhe kemi shumë padrejtësi brenda institucionit të QKUK-së. Këtu është çështja e këtyre tenderëve, çështja e rikthimit në menaxhim të brendshëm”, ka thënë ai.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiaj: Shpifjet ndaj meje, pjesë e fushatës së koordinuarRTKlive

“Një plagë e Evropës që ende nuk është shëruar” — Kurti në Bosnje Hercegovinë për të përkujtuar gjenocidin serb në Srebrenicë

30-vjetori i gjenocidit në Srebrenicë — Në Prizren u mbajt aktivitet përkujtimor nën moton “Mos e harro Srebrenicën”

Osmani: Kosova e bekuar me mbështetjen e Kongresit Amerikane

AUV me thirrje për fermerët, zbatoni masat e vendosura për parandalimin e murtajës

Kosova News 11/07/2025 11/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
79%
2 km/h
Fri
26 °C
Sat
32 °C
Sun
35 °C
Mon
35 °C
Tue
33 °C

Lajmet e Fundit

Erdogan me mesazh të fortë: Bota nuk mori mësim nga Srebrenica, shihni Gazën tani
18:47 -11/07/2025
Skandaloze- Zyrtarja e MINT e cila është balldëzka e Fatmir Limajt bënë koment me thirrje për vrasje: K’ta polict e ri nja ka nja plum n’lule t’ballit lypin
18:35 -11/07/2025
UEFA e përjashton Crystal Palace nga Europa League
18:27 -11/07/2025
Shkarkohen komandantët e policisë në Pejë, Suharekë dhe Klinë – emërohen komandantë të rinj
18:19 -11/07/2025
Trump: Do të dërgojmë armë në Ukrainë nëpërmjet NATO-s
18:08 -11/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?