KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Greqia godet 4 organizata shqiptare të trafikut të drogës
Rajon

Greqia godet 4 organizata shqiptare të trafikut të drogës

Kosova News
Kosova News 22:05 -06/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Greqia godet 4 organizata shqiptare të trafikut të drogës.

Sipas policisë greke personat akuzohen se si pjesë e organizatave, që kanë pasur edhe bashkëpunim me njëra tjetrën, kanë importuar drogë në Greqi, kryesisht marijuanë në rreth 1 tonë e 780 kilogramë.

Po kështu të arrestuarit dyshohen, sipas policisë greke, se kanë trafikuar kokainë, nga Spanja në Shqipëri dhe Greqi, të fshehur në kamionë me produkte të ligjshme.

Sasia e drogës së qarkulluar nga këto rrjete të drogës, sipas policisë greke, shkon në mbi 8 milionë dollarë.

Sipas policisë greke bazuar në të dhënat e komunikimeve përmes aplikacioneve të koduara “Sky ECC” dhe “EncroChat “ të cilat tani janë në duart e policisë greke është hedhur dritë për 70 raste të trafikut të drogës që përfshinin periudhën nga marsi 2020 deri në mars 2021.

Sipas policsë greke, një nga personat e dyshuar në një nga rrjete e trafikut të drogës është Aleksandër Sadikaj, i cili u vra në Shqipëri në një atentat nga shpërthimi i një bombe në makinën e tij në qershor të vitit 2022.

Policia greke tha se një rol te rëndësishëm në një nga organizatat kishte edhe një 36-vjeçare greke, e akuzuara kryesore në rastin e trafikimit të 1.5 ton kokainë në Mimizan, në jug të Francës, në korrik të vitit 2017.

Polica greke ka hedhur dritë edhe se si anëtarët e rrjetit përdornin aplikacionet e koduara.

“Nëpërmjet aplikacioneve specifike, përdoruesit mund të shkëmbenin mesazhe të koduara që vetëshkatërroheshin pasi dërgoheshin, ndërsa kodet speciale të sigurisë , PIN, ishin vënë për të përdorur pajisjet celulare të modifikuara posaçërisht” , thotë policia greke.

Sipas hetimeve policore greke çdo përdorues paguante 1500 euro në muaj për të përdorur aplikacionet.

Në periudhën 2020-2021, agjencia europiane policore “ Europol” së bashku me autoritetet kombëtare policore të Francës, Belgjikës dhe Holandës arritën të godasin aplikimet e koduara “Sky ECC” dhe “EncroChat “ dhe t’ua shpërndanin më pas komunikimet e organizatave kriminale homologëve të tyre në shumë vende, përfshi edhe Greqinë dhe Shqipërinë./ VOA

Gjithashtu lexoni:

Kush është Prek Kodra që kërkohet nga SPAK! Planifikonte të vriste Albin Kurtin

Një person nga Manastiri qëlloi ndaj policisë, plagoset dhe arrestohet

Mickoski për ndryshimet kushtetuese: Vendi nuk do të hyjë në asnjë proces pa një marrëveshje të qartë

Zjarri në afërsi të Bllacës, Maqedonia e Veriut mbyll kufirin me Kosovën

Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut

Kosova News 06/12/2024 06/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
24°C
Pristina
clear sky
24° _ 24°
41%
1 km/h
Tue
32 °C
Wed
28 °C
Thu
24 °C
Fri
25 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Kurti dhe Peci ndjekin nga afër ecurinë e korrje-shirjeve në Suharekë
10:12 -08/07/2025
Aksident në Qafën e Duhlës, humb jetën një person
09:32 -08/07/2025
Rekord i ri në bujqësi – Mbi 56 milionë euro vlerë gruri në Kosovë këtë vit
09:27 -08/07/2025
Paralajmërimet për stuhi shiu, Komuna e Prishtinës del me njoftim
09:10 -08/07/2025
Ndalohen të dyshuarit për posedim të paautorizuar të armëve
08:51 -08/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?