KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Grenell merret sërish me Kosovës: Thaçi më i mirë se Kurti
Politikë

Grenell merret sërish me Kosovës: Thaçi më i mirë se Kurti

Kosova News
Kosova News 13:12 -15/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka folur sërish për Kosovën dy ditë pasi preku një sërë temash për të para studentëve në Beograd.

Pasi dy ditë më parë tha se KFOR-i duhet të tërhiqet nga Kosova pasi “në këtë mënyrë po e zgjat konfliktin”, dhe se Serbisë s’bën t’i kërkohet njohja e Kosovës, sot Grenelli ka krahasuar udhëheqësit aktual të Kosovës me ish-udhëheqësit e vendit.

Sipas tij, kryeministri Albin Kurti nuk është lider i mirë, por të tjerë kanë qenë të mirë, shkroi Politika.rs.

Ai veçoi një emër. Tha se Hashim Thaçi nuk duhej dërguar në Hagë, pasi në kohën e tij u bë më shumë progres.

“Nuk mendoj se ai është lider i mirë për popullin e Kosovës, liderët e tjerë ishin më të mirë. Nuk është vetëm mendimi im, besoj se qeveria aktuale amerikane e sheh po ashtu kështu. Kujtoni se ai shkoi në Ëashington, ai as nuk arriti në Shtëpinë e Bardhë, ai nuk u fut brenda. Ai ishte anash rrugës me stafin e administratës. Kjo nuk mund të ndodhte nën Trumpin. Ne do të organizonim takime të nivelit të lartë dhe do të dërgonim mesazhe të forta dhe të qarta. Vetëm kujtoni se Kurti refuzoi ta aprovojë gazsjellësin, dhe Kosova ka nevojë për energji. Kjo nuk ka kuptim”.

“Evropianët nuk duhej ta vendosnin Hashim Thaçin në Hagë. Njerëzit e Kosovës, nëse ata dua të ecin përpara, e dinë se ne bëmë më shumë progres kur Thaçi ishte president.

Ai ka thënë se nuk e sheh procesin e dialogut të shkojë gjëkundi nën iniciativën e Bashkimit Evropian.

Dy ditë më parë, 13 korrik, Grenelli gjatë fjalimit para studentëve fajësoi Kurtin dhe BE-në për dështimin në arritjen e marrëveshjeve Kosovë-Serbi.

Ai tha se KFOR-i duhet të tërhiqet nga Kosova pasi “në këtë mënyrë po e zgjat konfliktin”, pastaj se “dialogu i ndërmjetësuar nga Brukseli ku përmendet njohja e pavarësisë së Kosovës nuk e zgjidh problemin”.

Ai gjatë intervistës u shpreh që nuk pret shumë nga dialogu midis dy vendeve, ndërkaq për Marrëveshjen e Uashingtonit tha se disa pjesë janë shkelur, dhe pati kritika edhe për udhëheqësinë aktuale amerikane.

Grenell fajëson Kurtin e BE-në, thotë se KFOR-i duhet të tërhiqet dhe se Serbisë s’bën t’i kërkohet njohja e Kosovës

Gjithashtu lexoni:

Tre të arrestuar e pesë armë të sekuestruara në Prishtinë

Rama pas përfundimit të Samitit: Ditë e frytshme, vendosëm për investime në disa sektorë

Presidentja Osmani: Kosova, e hapur të diskutojë me Britaninë për pranimin e migrantëve të refuzuar

Dritë jeshile nga Stambolli — Rusia dhe Ukraina pajtohen për shkëmbim të të burgosurve dhe hapa drejt armëpushimit

Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Mitrovicës

Kosova News 15/07/2022 15/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
6°C
Pristina
overcast clouds
6° _ 6°
85%
1 km/h
Sat
15 °C
Sun
17 °C
Mon
18 °C
Tue
18 °C
Wed
17 °C

Lajmet e Fundit

Tre të arrestuar e pesë armë të sekuestruara në Prishtinë
09:05 -17/05/2025
Policia sekuestron armë në Zubin Potok, shoqërohet një person
09:04 -17/05/2025
Sot mot me diell dhe vranësira
08:31 -17/05/2025
Sot përpjekja e 17-të për konstituimin e Legjislaturës së Kuvendit
08:28 -17/05/2025
Rama dhe Macron inaugurojnë shkollën franceze të kodimit “Ecole 42”
23:03 -16/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?