KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Grekë, shqiptarë dhe maqedonas në rrjetin e drogës, kapen 105 kg kokainë në Selanik
Siguri

Grekë, shqiptarë dhe maqedonas në rrjetin e drogës, kapen 105 kg kokainë në Selanik

Kosova News
Kosova News 20:48 -10/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Një bashkëpunim i shërbimeve policore maqedonase dhe greke, çoi në sekuestrimin e 105 kilograëm kokainë në Selanik. Në pranga ranë 10 persona, 7 shtetas të Greqisë dhe tre shtetas të Shqipërisë.

Katër persona, të gjithë shtetas të Maqedonisë, janë privuar nga liria në Maqedoni.

Ministria e Brendshme atje bën me dije se sekuestrimi është rezultat i një shkëmbimi disa mujor të informacionit dhe i bashkëpunimit të suksesshëm me Shërbimin Kundër Drogës nga Selaniku.

Kokaina ishte fshehur në kuti me banane.

Bëhet fjalë për persona të cilët si anëtarë të një grupi të organizuar kriminal ndërkombëtar kanë ndërmarrë një sërë veprimesh me qëllim sigurimin dhe transportimin e lëndës narkotike kokainë nga Ekuadori në portin e Selanikut me synimin për ta shpërndarë më pas kokainën në disa shtete.

Kokaina ka mbërritur në portin e Selanikut e fshehur në tre kontejnerë të ngarkuar me banane nga Ekuadori, të cilat janë porositur dhe paguar nga një person juridik nga Shkupi.

Pronari dhe drejtuesi i personit juridik është A.K. (70) nga Shkupi, i cili gjatë vitit 2022 e ka regjistruar personin juridik në marrëveshje me S.G. (58) nga Gjevgjelia, për ta përdorur për importimin e frutave nga Amerika e Jugut.

Pas mbërritjes në Selanik, kontejnerët janë marrë nga një mjet mallrash me targa të Gjevgjelisë, i drejtuar nga shtetasi maqedonas M.M. (30), i cili u punësua nga S.G.. Pasi M.M. mori përsipër dhe ngarkoi kontejnerin, me makinën e ngarkesave u drejtua për në një magazinë afër Selanikut.

Pas një kohe të shkurtër Shërbimi i Drogës nga Selaniku ka gjetur mjetin në magazinë dhe në të ka gjetur dhe sekuestruar 105 kilogramë kokainë.

M.M. është arratisur por pasi ka hyrë sot në territorin maqedonas përmes brezit të gjelbër të kufirit shtetëror midis Greqisë dhe Maqedonisë është kapur nga policia maqedonase.

“Në orët e mbrëmjes së datës 8 maj dhe gjatë gjithë ditës së djeshme nga Njësia për Trafikimin e Paligjshëm të Drogave, Seksioni për Trafikim të Paligjshëm të Drogave, Armëve dhe Lëndëve të Rrezikshme pranë Departamentit të Policisë Kriminale në bashkëpunim me Njësinë për Trafikim të Paligjshëm të Drogave në SVR Shkup, OVR Gjevgjeli dhe Drejtoria doganore për sigurimin e provave materiale shtesë, janë ndërmarrë masa dhe aktivitete intensive dhe në bazë të urdhrave të pranuara për bastisje të banesës dhe lokalit nga gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup  janë kryer kontrolle në banesën ku banon A.K. dhe në cilën adresë është regjistruar personi juridik, është kryer kontrolli në shtëpinë e S.G. në Gjevgjeli, si dhe në objektin afarist të dy personave juridik ku i njëjti është pronar dhe menaxher, si dhe është bërë bastisje në shtëpinë e S.M. (30) në komunën e Bogdancit, pronar dhe menaxher i personit juridik në të cilin është regjistruar autovetura dhe rimorkio” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë së Veriut.

Gjatë kontrolleve, personave juridikë u konfiskuan dokumentacionin e blerjes dhe importit të frutave nga Amerika e Jugut, celularë, para dhe sende të tjera që do të shërbejnë si provë në procedurën e mëtejshme.

Personat janë privuar nga liria dhe gjatë ditës së sotme Njësiti për trafikim të paligjshëm të narkotikëve në RSV Shkup do të paraqesë kallëzim penal.

Gjithashtu lexoni:

Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende

Gjykata Supreme pezullon gradimet në Policinë e Kosovës

Njësia Rajonale në Gjakovë shqipton 306 gjoba për përdorim të telefonit dhe konfiskon 44 patentë shoferë

Karabinierët italianë të KFOR-it patrullojnë në veri të vendit

Prokuroria kërkon paraburgim për tre persona për vrasjen e rëndë në Prizren

Kosova News 10/05/2023 10/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Nuk ka fitues në ndeshjen Belgjikë – Egjipt
23:08 -15/06/2026
Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar
22:42 -15/06/2026
Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende
21:45 -15/06/2026
Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës
21:09 -15/06/2026
Shqipëria nënshkruan tri konventa në Strasburg për shtetin ligjor
20:43 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?