KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Grabitje në Ferizaj, të dyshuarit qëllojnë me armë zjarri policinë
Siguri

Grabitje në Ferizaj, të dyshuarit qëllojnë me armë zjarri policinë

Kosova News
Kosova News 09:13 -03/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Rreth orës 04:50 të së premtes, një grabitje e armatosur është zhvilluar në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, tek pika e karburantit ‘Hib Petrol’ në Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka thënë se të dyshuarit kanë filluar të gjuajnë me armë zjarri në drejtim të një veture zyrtare të policisë që ishte në vendin e ngjarjes.

Sipas tij, edhe pse vetura zyrtare u dëmtua në masë të madhe, dy policët që ishin brenda saj kanë shpëtuar pa ndonjë lëndim.

“Patrulla e policisë me të arritur  në vendin e ngjarjes,  të dyshuarit kanë filluar të shtiejnë me armë zjarri në drejtim të veturës së policisë, duke dëmtuar në masë të madhe veturën zyrtare,  mirëpo dy policët që ishin në veturë nuk kanë pësuar ndonjë lëndim”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se të dyshuarit kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes me një veturë të dyshuar si një karavan ngjyrë teget, në drejtim të panjohur.

Në veturën e dyshuar kishte dyshime se ishin 4 persona me armë të gjata.

“Ndërsa shkëmbim zjarri kishte edhe nga ana e zyrtarëve policor, mirëpo të dyshuarit kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes me një veturë dyshohet karavan ngjyrë teget, në drejtim të panjohur dhe në veturë dyshohet se ishin 4 persona me armë të gjata”, ka deklaruar Veseli.

Policia e Kosovës ka reaguar menjëherë ndaj kësaj ngjarjeje dhe ka dërguar ekipet e tyre në vendin e ngjarjes për të ndihmuar patrullën e policisë.

Po ashtu, sipas tij, hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Gjithashtu lexoni:

Aksident trafiku në Orllan të Podujevës, lëndohen dy persona

Haziri: Bashkëpunimi ndërmjet partive, rruga e vetme për t’i dhënë fund krizës politike

Hapet pishina e Gërmisë për sezonin veror

Aksident trafiku në Krushevë të Klinës, disa automjete të përfshira

Kapet drogë me vlerë 60 mijë euro në Kaçanik, arrestohen dy shtetas të huaj

Kosova News 03/11/2023 03/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
few clouds
19° _ 19°
80%
1 km/h
Mon
29 °C
Tue
29 °C
Wed
29 °C
Thu
31 °C
Fri
29 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria Speciale paralajmëron ngritjen e aktakuzës për sulmin ndaj familjes Jashari
21:57 -21/06/2026
Amedspori arrin marrëveshje me portierin e Kosovës
21:33 -21/06/2026
Spanja e mposht Arabinë Saudite me rezultat të thellë
20:49 -21/06/2026
Aksident trafiku në Orllan të Podujevës, lëndohen dy persona
19:45 -21/06/2026
Haziri: Bashkëpunimi ndërmjet partive, rruga e vetme për t’i dhënë fund krizës politike
18:48 -21/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?