Një person nën kërcënimin e armës raportohet se ka arritur të marrë një shumë të parave dhe ka ikur në drejtim të panjohur.
Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.
“Njësitet përkatëse policore janë duke ndërmarrë veprime hetimore në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar dhe mbledhjen e provave relevante në lidhje me këtë rast”, tha Zaiti.
Zaiti bëri të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 21:30.


