Dje hetuesit e Njësitit të hetimeve të Përgjithshme dhe hetuesit e stacionit policor Qendra në Prishtinë, kanë arrestuar tre persona të dyshuar për së paku dy vepra (një grabitje dhe një tentim grabitje), si dhe kanë sekuestruar një armë zjarri.
Personat e arrestuar dyshohet të jenë të përfshirë në rastet, që kanë ndodhë në një pompë derivatesh në rrugën “Xheladin Hana”, në Prishtinë.
Personat e arrestuar:
F.K, mashkull, 16 vjeç
A.B, mashkull, 22 vjeç dhe
A.K, mashkull, 20 vjeç
Bëhet e ditur se pas intervistimit nga ana e hetuesve me vendim të prokurorit të arrestuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë deri në marrjen e një vendimi tjetër nga organet e drejtësisë.
Personi i dyshuar, F.K, ngarkohet edhe me veprat, vjedhje dhe armëmbajtje pa leje, pasi që të njëjtit i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri dhe dy shkrepse (imitim i armës).


