Ish-kryetrari i Listës Serbe, Goran Rakiq, është kandidat për deputet në Kuvendin e Serbisë nga radhët e Partisë së Aleksandar Vuçiqi.
Komisioni Republikan Zgjedhor shpalli listën “ALEKSANDAR VUÇIQ – Serbia nuk duhet të qëndrojë në vend” për zgjedhjet për deputetë të Kuvendit Popullor, të planifikuara për 17 dhjetor.
Në këtë listë janë disa kandidatë nga territori i Kosovës, ndër të cilët edhe ish-kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq. Në listën e SPS-së të miratuar sot janë edhe disa kandidatë me vendbanim në Kosovë.
Në listën zgjedhore “ALEKSANDAR VUCIĆ – Serbia nuk guxon të qëndrojë në vend” janë gjithsej 250 kandidatë për deputetë. Prej tyre, katër banojnë në Kosovë, tre në Mitrovicë të Kosovës dhe një në Graçanicë.
Në pozitën e 27-të është ish-kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, i cili thuhet se është i diplomuar në ekonomi.
Rakiq, i cili tani do të provojë dorën e tij në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, për të marrë një mandat parlamentar, ka marrë pjesë në proceset zgjedhore të Kosovës në vitet e kaluara.
Si kryetar i Listës Serbe ka qenë kryetar i Mitrovicës së Veriut, e më pas nga pushteti lokal kaloi në atë qendror në pozitën e ministrit të i Administratës dhe Vetëqeverisjes Lokale, e më pas ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës deri në nëntor të vitit të kaluar, kur serbët u larguan nga institucionet e Kosovës, raporton Kossev.


