KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » GLPS mirëpret vendimin për fillimin e heqjes së Masave nga Bashkimi Evropian
Politikë

GLPS mirëpret vendimin për fillimin e heqjes së Masave nga Bashkimi Evropian

Kosova News
Kosova News 12:42 -23/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mirëpret vendimin e BE për fillimin e heqjes së masave ndaj Kosovës, ndonëse e vonuar. Masat ishin të padrejta, vendosja e tyre ishte gabim, ndërsa lënia e tyre në fuqi për një kohë kaq të gjatë ishte gabim edhe më i madh.

“GLPS ka qenë organizata e vetme që ka monitoruar masat dhe ka publikuar hulumtim mbi to. Sipas vlerësimit tonë masat i kanë kushtuar Kosovës së paku mbi 100 milionë euro në kosto oportune, kryesisht në projekte të IPA të dedikuara për sundim të ligjit, demokraci, infrastrukturë etj. Po ashtu, vlen të ceket se ato edhe kanë dëmtuar rëndë kredibilitetin e BE. Më konkretisht, përderisa autorët e sulmit të Banjskës enden të lirë në Beograd dhe takohen me ministra shtetërorë, qytetarët e Kosovës të jenë nën masa të BE”, thuhet në njoftim.

GLPS vlerëson se formimi i institucioneve do të krijonte momentum pozitiv për heqjen e plotë të këtyre masave. Vetëm heqja e plotë e masave do të mund të krijonte vullnet të mirë për përshpejtimin e reformave në rrafshin e  integrimit evropian e sidomos në dialog me Serbinë.

Në këtë kontekst, Përfaqësuesja e Lartë Kaja Kallas ka një mundësi të artë për zhbërjen e dëmit të paraardhësit të saj ndaj dialogut dhe kredibilitetit të BE-së. Fillimi i heqjes së këtyre masave përbën ogur të bardhë dhe shpresojmë që ky është një sinjal pozitiv për rikthimin e balancit në ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi.

GLPS do të vazhdojë monitorimin e masave deri në heqjen e plotë të tyre dhe integrimin evropian në përgjithësi. Shpresojmë se vizita e znj. Kallas përbën një kapitull të ri në marrëdhëniet e Kosovës me BE.

Gjithashtu lexoni:

Pas deklaratave të pamatura ndaj ndërkombëtarëve shkarkohet zv.ministri i Pushtetit Lokal Arbër Vokrri

Rasti i kërcënimit të Osmanit, presidenca tregon se ende nuk është caktuar asnjë prokuror

Gërvalla: Jemi larg takimeve trilaterale në dialog

Kallas shkon në veri: Ndërkombëtarët e japin pasqyrën më të saktë për situatën atje

Gërvalla kërkon reagim “racional” të deputetëve

Kosova News 23/05/2025 23/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
23°C
Pristina
few clouds
24° _ 23°
49%
9 km/h
Fri
23 °C
Sat
11 °C
Sun
14 °C
Mon
19 °C
Tue
21 °C

Lajmet e Fundit

Policia: Marshimi i maturantëve në Mitrovicë të Veriut ka përfunduar i qetë dhe pa probleme
21:13 -23/05/2025
Haxhiu fton qytetarët të raportojnë çdo rast të ngacmimit apo dhunës seksuale
20:41 -23/05/2025
Sveçla: Maturantët në veri bënë thirrje shoviniste dhe ngritën tre gishtat lart
20:38 -23/05/2025
Ish-trajneri i Juventusit kandidat serioz për stolin e Milanit
20:17 -23/05/2025
Sulm me thikë në stacionin e trenit në Hamburg
20:13 -23/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?