Gjyqtarët kosovarë të hendbollit, Sherif Xhema e Besfort Jahja, kanë drejtuar dy ndeshje evropiane fundjavën e kaluar.
Dyshja prishtinase ishte e deleguar në Qipro ku u takuan skuadrat Cyview Latsia Nicosia dhe skuadra nga Malta, Swieqi Phoeniz.
Ndeshjet i takuan raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbolliste.
Skuadra nga Malta e fitoi 35:29 ndeshjen e parë, ndërsa ndeshja e dytë përfundoi 33:33.
Xhema e Jahja do të kenë angazhim evropian edhe javën e ardhshme.
Në kuadër të raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë, në Trogir të Kroacisë takohen Trogiri dhe H71 nga Ishujt Faroe.
Ndeshja e parë është më 11 tetor, ndërsa e dyta më 13 tetor.
Të dy ndeshjet i drejtojnë gjyqtarët kosovarë.