KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjykimi për fallxhorin Burdushi, Prokuroria kërkon t’i  konfiskohet 90% e pasurisë
Siguri

Gjykimi për fallxhorin Burdushi, Prokuroria kërkon t’i  konfiskohet 90% e pasurisë

Kosova News
Kosova News 13:37 -23/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Gjykatën e Prishtinës, u mbajt gjykimi ndaj Hysri Peqanit, i njohur si Burdushi, i cili është i akuzuar për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore.

Në këtë gjykim, i akuzuari pati mundësinë të jap mbrojtjen e tij mirëpo i njëjti u mbrojt në heshtje.

Kështu gjykimi i tij iu afrua fundit dhe u dha fjala përfundimtare nga ana e palëve.

Në fjalën e tij përfundimtare, Burdushi shprehu se ndihet se akuzat e tij kanë motive politike dhe janë diskriminuese ndaj tij si komunitet pakicë.

Ai shprehu se konsideron se është e padrejtë që vetëm ai gjykohet për veprimtarinë që ë zhvillon.

“E nderuar drejtësi a veç për mua, vlen ky ligj, a veç pse jam komunitet, kur në tërë Kosovën shkruhen hajmalia, fryhen e thonë rukje, kjo la qenë një diskriminim racor kundër meje dhe besimtarëve të mi, shahman“, tha Burdushi në seancë.

Në anën tjetër Prokuroria tha se qëndron mbrapa akuzës së vet dhe kërkon dënimin e të akuzuarit dhe konfiskimin e përhershëm të pasurisë.

“Sipas ekspertizës, i njëjti ka përfituar prej 20 deri 3000 euro nga njerëzit duke arritur përfitim total 2 milionë euro, e vetëm 9,5 % është fituar në formë legale”, tha Prokuroria në seancë.

Trupi gjykues e mbylli këtë shqyrtim gjyqësor dhe shprehu se i nevojitet më shumë kohë se afati 3 ditor, i paraparë me ligj për shpallje të vendimit.

‘Burdushi’ akuzohet se që nga viti 2005 kur ka regjistruar biznesin e tij e deri më 26 korrik të vitit 2019, pa kualifikime profesionale mjekësore dhe pa licencë përkatëse, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve se kinse posedon aftësi mbinatyrore dhe ashtu i mjekon edhe sëmundjet më të rënda fizike dhe psikike dhe ndihmon në zgjidhjen e problemeve të ndryshme familjare.

Prokuroria e akuzon “Burdushin” se të dëmtuarve u ka kryer trajtime të improvizuara, të kota, duke i vënë në lajthim dhe duke i nxitur që për këtë t`i paguajnë shuma të ndryshme të parave.

Sipas Prokurorisë Speciale, raporton kallxo.com “Burdushi” ka përfituar shuma të ndryshme duke filluar nga 20 euro e deri në 3,000 euro, në total duke përfituar rreth 1 milion euro.

Po ashtu, “Burdushi” akuzohet se ka mbajtur në pronësi armë të tipit pistoletë, dy karikatorë, 166 fishekë si dhe një pushkë gjuetie me 55 fishekë, në kundërshtim me Ligjin për Armët.

Tutje sipas Prokurorisë Speciale “Burdushi” që nga viti 2006 ka kryer shpëlarje të parasë, ashtu që duke e ditur që pasuria e tij buron nga aktiviteti kriminal dhe është fituar duke kryer vepra penale.

Duke filluar nga viti 2006 paratë e tilla i ka futur në sistem bankar përmes deponimit të të hollave të gatshme, kryesisht me arsyetimin se ashtu i paguan këstet e kredive, e pastaj e ka kryer shtresimin – fshehjen e origjinës së tyre përmes transfereve bankare, ashtu që në fund i ka integruar duke i konvertuar në asete të luajtshme dhe të paluajtshme.

Andaj si pasojë e këtyre veprimeve Prokuroria i ka sekuestruar ‘Burdushit’ edhe një pasuri të konsiderueshme të luajtshme dhe të paluajtshme.

Gjithashtu lexoni:

Digjet një kamion në rrugën Prishtinë – Pejë

Edhe Policia e Kosovës demanton shkrimin e Paparacit: Ministri nuk ka kërcënuar askënd

Donacion prej 50 mijë dollarësh për SHKK-në – Teknologji e re për monitorim dhe siguri

“Arsenal lufte” në Zhur të Prizrenit – Policia zbarkon në agim, sekuestron armë dhe municion!

Kryeshefi i IPK-së takohet me përfaqësues ndërkombëtar, diskutohet për integritetin policor dhe bashkëpunimin e ardhshëm

Kosova News 23/12/2022 23/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
88%
2 km/h
Fri
27 °C
Sat
28 °C
Sun
28 °C
Mon
24 °C
Tue
22 °C

Lajmet e Fundit

Spanja mposht Francën dhe kalon në finale të Ligës së Kombeve
23:02 -05/06/2025
Digjet një kamion në rrugën Prishtinë – Pejë
22:27 -05/06/2025
Shqipëria ratifikon marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën
21:57 -05/06/2025
Edhe Policia e Kosovës demanton shkrimin e Paparacit: Ministri nuk ka kërcënuar askënd
21:53 -05/06/2025
Pse fluturimet për në lindje zgjasin më pak se ato për në perëndim? Sekreti i rrymave ajrore
21:37 -05/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?