KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjykimi në Hagë, dëshmitari: Disa burra me uniforma të UÇK-së i morën të afërmit e mi
Lajme

Gjykimi në Hagë, dëshmitari: Disa burra me uniforma të UÇK-së i morën të afërmit e mi

Kosova News
Kosova News 18:51 -17/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në gjykimin e Hashim Thaçit Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Gjykatën Speciale, dëshmitari i pestë i Prokurorisë ka rrëfyer për rastin kur, sipas tij, disa burra me uniforma të zeza dhe emblema të UÇK-së morën të afërm të tij.“Doja t’i dilja para makinës që t’i shihja se dëgjova krismat, dhe i kishin marrë të afërmit e mi në një makinë” – tha dëshmitari i mbrojtur, i koduar me shifrën 3165.Ai deklaroi se këta persona kishin uniforma të zeza me emblemën e UÇK-së dhe maska të zeza në fytyrë.Për shkak të përfundimit të orarit të punës seanca e sotme është ndërprerë dhe do të vazhdojë nesër.Paraprakisht, Gjykata ka marrë vendim  që të zbatohet parimi i publicitetit e në këtë rast.Urdhri është lëshuar pas shqetësimit të trupit gjykues se të gjitha provat janë dëgjuar në seanca private dhe të mbyllura deri më tani.“Urdhërohen të angazhohen diskutime inter-partes për këtë çështje dhe deri më 31 maj 2023 të sigurohet zgjidhje për të garantuar publicitet më të madh të këtyre procedurave”- ka thënë Smith.Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së filloi gati dy vjet pas arrestimit dhe dërgimit të tyre në Hagë.Ata po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Gjykimi ndaj tyre filloi më 3 prill 2023.Aktakuza fillestare kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe ka pësuar disa ndryshime në vitet që kanë pasuar. Aktakuza aktualisht në fuqi u dorëzua më 27 shkurt 2023.Secili prej të akuzuarve është akuzuar mbi bazën e përgjegjësisë penale individuale me gjashtë akuza për krime kundër njerëzimit: përndjekje, burgim, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë e personave.Gjithashtu kundër tyre janë ngritur edhe pretendime për krime lufte: arrestim dhe ndalim i paligjshëm dhe arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme.Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si dhe në Kukës dhe Cahan të Shqipërisë.Pretendohet se këto krime u kryen nga anëtarë të UÇK-së kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë në luftime.Deri tani,140 persona janë pranuar si viktima pjesëmarrëse në procesin gjyqësor.Ata janë vetëdeklaruar të pafajshëm për akuzat në fjalë.

Gjithashtu lexoni:

Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron

Begaj nga Lugina e Preshevës: Mbrojtja e gjuhës shqipe, vlerë evropiane

Ministri Hoti miraton dy Udhëzime në shërbimet sociale dhe familjare

I dënuari me 3 vjet burgim për armatim përfundon në burg

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kosova News 17/05/2023 17/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
58%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
23 °C

Lajmet e Fundit

Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron
22:54 -09/07/2026
Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur
22:32 -09/07/2026
Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?