KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjykimi ndaj Shaban Gogajt, tre zyrtarë policorë qëndrojnë pranë deklaratave të mëhershme
Siguri

Gjykimi ndaj Shaban Gogajt, tre zyrtarë policorë qëndrojnë pranë deklaratave të mëhershme

Kosova News
Kosova News 16:49 -19/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në seancën e së martës ndaj të akuzuarit Shaban Gogaj, për vrasjen e tani të ndjerit Agonis Tetaj, tre zyrtarët policorë, në cilësi të dëshmitarëve, Agron Hasani, Ymer Hylaj dhe Petrit Mazreku, qëndruan pranë deklaratave të mëhershme të dhëna në shqyrtimin e parë gjyqësor.

Shaban Gogaj akuzohet se më 23 shtator 2018, në Deçan, në rrugën “Luan Haradinaj”, përkatësisht në kompaninë “Gogaj AG”, me dashje e privon nga jeta Agonis Tetajn dhe me këtë ka vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarve A.H dhe F.Z., Kurse, Isuf Cacaj akuzohet për armëmbajtje pa leje, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në seacën e së martës, dëshmitari Agron Hasani, tani zëvendësdrejtor Rajonal në Stacionin Policor të Pejës, qëndroi pranë deklaratës së dhënë më 28 qershor 2021, duke thënë se nuk ka asgjë për të shtuar.

Ai vetëm tha se kishte qenë prezent në vendin e ngjarjes por nuk kishte përpiluar raport, sepse nuk është praktikë ngase këtë e ka përgjegjësi hetuesi dhe pjesa tjetër forenzikës.

Dëshmitari Hasani, tha se mendon që ishte dashur të dëgjohen kryetari i atëhershëm i Komunës dhe komandanti i stacionit policor në Deçan, pasi sipas tij kishin dhënë deklarata publike në atë kohë duke thënë se vrasja kishte qenë aksidentale.

Edhe dëshmitari tjetër, Ymer Hylaj qëndroi pranë deklaratave të dhëna në shqyrtimin e parë, si hetues në vendin e ngjarjes ku kishte përpiluar raport, për të cilin tha se secili veprim që ndërmerret hetuesi bën raport dhe çdo veprim i bërë dhe deklaratë e dhënë do të ishte në koordinim me prokurorin.

Gjithashtu dëshmitari i tretë Petrit Mazreku, zyrtar policor në Deçan, qëndroi tërësisht pranë deklaratës së dhënë në shqyrtimin e parë gjyqësor. Ai tha se në ditën kritike ka qenë në vendin e ngjarjes, ku kanë përpiluar raportin e përbashkët, deklarata e tij tha se ka qenë në sinqertitetin më të madh, pa presion dhe pa ndikim të askujt.

Ndryshe, më 14 tetor 2022, Gjykata Themelore në Pejë kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Shaban Gogaj, duke e dënuar me 7 vite e 6 muaj burgim për vrasje nga pakujdesia të Agonis Tetajt.

Gjykata e Apelit më 23 mars 2023 kishte shqyrtuar ankesat e mbrojtësit të Gogajt, avokatit Besnik Berisha, palës së dëmtuar, avokatit Berat Tmava dhe ankesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan. Kurse, pas shqyrtimit të ankesave, Apeli më 23 mars 2023 e ka kthyer lëndën në rigjykim.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë, më 12 qershor 2019, Shaban Gogaj akuzohet se më 23 shtator 2018, rreth orës 11:04, në Deçan, në rrugën “Luan Haradinaj”, përkatësisht në kompaninë “Gogaj AG”, me dashje e privon nga jeta Agonis Tetajn dhe me këtë ka vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarve A.H dhe F.Z. Në këtë rast, për armëmbajtje pa leje akuzohet edhe Isuf Cacaj, ku sipas aktakuzës, në dyqanin “Gogaj AG”, ka mbajt në pronësi armën, e gjetur nga policia në sirtarët nën banakun e arkës.

Gjithashtu lexoni:

Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, prezanton sfidat aktuale të sigurisë

Sveçla: Largimi i KFOR-it nga Ura e Mitrovicës, lajm i mirë, Kosova po forcohet

KFOR-i konfirmon largimin gradual nga Ura e Ibrit në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës

IKShPK paralajmëron për efektet e konsumimit të tepërt të vajit të palmës

Muja: Sipas analizave të AUV Qumshtorja Vita përdori  vajin e palmës të padeklaruar në disa brende të qumshtit UHT

Kosova News 19/12/2023 19/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
33%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
34 °C
Thu
33 °C
Fri
32 °C

Lajmet e Fundit

Tërmet i fuqishëm në Kolumbi, shkon në 77 numri i të vdekurve
19:45 -10/08/2026
Hamza: Vetëvendosje po rrënon rendin kushtetues, do ta mbrojmë shtetin me të gjitha mjetet
19:40 -10/08/2026
Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, prezanton sfidat aktuale të sigurisë
19:38 -10/08/2026
MINT intensifikon kontrollet: Nga tregu po tërhiqen produkte të Qumështores Vita, përfshirë edhe qumështin UHT që përmban vaj palme
19:32 -10/08/2026
Sveçla: Largimi i KFOR-it nga Ura e Mitrovicës, lajm i mirë, Kosova po forcohet
18:56 -10/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?