KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së nuk do të zgjasë siç kërkoi Prokuroria
Politikë

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së nuk do të zgjasë siç kërkoi Prokuroria

Kosova News
Kosova News 21:03 -11/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, pritet që të fillojë në fund të këtij viti ose më së largu në fillim të vitit të ardhshëm. E gjykimi pritet të mos zgjasë rreth dhjetë vjet, kohë të cilën e kishte kërkuar Prokuroria, por rreth tri vjet.

Dhjetëra konferencave përgatitore u ka ardhur fundi.

Kështu, gjyqtari i procedurës paraprake, Nicolas Guillou ka vlerësuar se mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së dhe Prokuroria i kanë kryer obligimet në procedurën paraprake.

Dhe, gjykimi do të nis së shpejti. Vendimin do ta marrë kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trëndafilova, e cila ka paralajmëruar se procesi mund të filloj në fund të këtij viti ose në fillim të vitit 2023, raporton RTV Dukagjini.

Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare, që ka monitoruar procesin, tregon se gjykimi nuk pritet të zgjasë aq sa e kishte parashikuar në fillim Zyra e Prokurorit të Specializuar.

“Tani më pritet që të filloj shqyrtimi i këtyre provave, dëgjimi i dëshmitarëve. Tanimë kemi dëgjuar që Prokuroria ka propozuar t’i dëgjoj më shumë se 300 dëshmitarë dhe secili dëshmitarë nëse dëgjohet dy deri në tre ditë mesatarisht, atëherë shqyrtimi kryesor do të vazhdoj ndoshta pak më shumë sesa shqyrtimi i procedurës paraprake”, ka thënë Alia.

Zvarritjes së gjykimit, avokati Artan Qerkini tregon se i kontribuoi mjaftë Zyra e Prokurorit.

“Ata (prokuroria) janë deklaruar se janë të gatshëm që procesi të filloj qysh në vitin 2021, në qershor. Mirëpo, nga konferencat statutore po vërehet se ata edhe tani në nëntor të vitit 2022, nuk i kanë përmbushur obligimet e tyre për zbulimin e provave, e pa zbulimin e provave ashtu siç e parasheh rregullorja nuk mund të shkohet në shqyrtimin gjyqësor”, ka thënë Qerkini.

Qerkini, avokat i licencuar nga Specialja tregon se Gjykata duhet të kujdeset për dy gjëra.

“Gjykata i ka dy obligime. Obligimin me e zbulu të vërtetën dhe e ka për obligim që procesi të zhvillohet brenda një afati të arsyeshëm. Këtë kompromis duhet ta gjejë Gjykata. Prandaj, jo çdo provë e propozuar nga prokuroria duhet të administrohet si provë, nëse Gjykata mendon se ajo provë është e parëndësishme dhe është në funksion të zvarritjes së procedurës gjyqësore”, ka shtuar Qerkini.

Para pak ditësh, ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, i kanë bërë dy vite që po qëndrojnë në paraburgim.

Gjithashtu lexoni:

Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore

Molliqaj thotë se aa më shumë qytetarë të votojnë, aq më e madhe është garanca për demokracinë

Ky është numri i votuesve në Prishtinë deri më tani

KQZ me të dhëna, kaq është përqindja e daljes në zgjedhje deri në orën 11

Skandal: Shtabi i PDK-së ‘udhëhiqet’ nga Ysabel, nga tubimi përmbyllës dërgon edhe një foto të klub-it

Kosova News 11/11/2022 11/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore
13:51 -07/06/2026
Një qytetar në Shtime dëmton fletëvotimin e tij, tenton të votojë në emër të bashkëshortes
13:47 -07/06/2026
Molliqaj thotë se aa më shumë qytetarë të votojnë, aq më e madhe është garanca për demokracinë
13:43 -07/06/2026
Ky është numri i votuesve deri në ora 13:00
13:38 -07/06/2026
Ky është numri i votuesve në Prishtinë deri më tani
13:01 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?