KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjykatat japin dënime qesharake në Kosovë për shkelje të urdhrit për mbrojtje
Siguri

Gjykatat japin dënime qesharake në Kosovë për shkelje të urdhrit për mbrojtje

Kosova News
Kosova News 13:16 -01/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Dënimet e gjykatave për shkelje të urdhrit të mbrojtjes në Kosovë janë qesharake. Avokati Arianit Koci ka thënë se dënimet janë gjoba nga 200 deri 2000 euro e deri në burgim gjashtëmujor.

“Anomali. Pak, shumë pak! Dënimi duhet të ashpërsohet urgjentisht. Në anën tjetër, Ligji për Mbrojtje nga Dhuna në Familje duhet të ndryshohet dhe plotësohet. Rrethanat në shoqëri – vrasjet makabre të grave, e imponojnë këtë. Natyrisht, duhet të rritët edhe efikasiteti i gjykatave, prokurorive dhe policisë! Sidoqoftë, jemi shoqëri reaktive. Gjykata me urgjencë sot e caktoi seancën për urdhrin mbrojtës të klientes sime”, ka shkruar Koci në Facebook.

Të mërkurën mbrëma një grua shtatzënë është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj para Gjinekologjisë. Ajo kishte urdhër-mbrojtjeje të vlefshme për gjashtë muaj.

“Në hyrje të QKUK-së, e merr biletën. Në ndërtesën e gjinekologjisë është roja. Në rrethin e spitalit ka zyrtarë policor. E vranë gruan me tre plumba. Alltia pa shurdhues. Krisma dëgjohet anekënd! Gjithmonë ka shumë njerëz në spital, veçanërisht në gjinekologji. Para se me dalë, krimineli e paguan daljen/parkingun, për shkak se laura është e lëshuar. Aty është roja që e kontrollon hyrje-daljen”, ka shkruar Koci.

I dyshuari për vrasjen, Sokol Halili, është ende në arrati.

Grupi i ngushtë ndërministror pas vrasjes së gruas shtatzënë të mërkurën në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë, ka mbajtur sot takim me qëllim të raportimit për së afërmi me secilin veprim institucional.

E pas takimit që është mbajtur me dyer të mbyllura, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu doli në një konferencë për medie, ku ka paralajmëruar se do të ketë përgjegjësi dhe varësisht të gjeturave do të ketë edhe dorëheqje e shkarkime.

Haxhiu tha se nga të dhënët e deritashme kanë mësuar se shtatzëna e vrarë e kishte raportuar bashkëshortin e saj në korrik të këtij viti për dhunë psiqike dhe fizike, dhe prokuroria, personin e dyshuar e kishte liruar në procedurë të rregullt.

Vrasja e gruas shtatzënë, ministrja Haxhiu: Prokuroria e kishte liruar në procedurë të rregullt burrin që vrau 35-vjeçaren

Gjithashtu lexoni:

“Defender 2025” mbyllet me sukses, ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë vlerëson Forcat e Armatosura

Hykmete Bajrami akuzon Kurtin dhe partinë e tij për përfshirje në “mafinë energjetike” dhe kapje të shtetit

I përkeqësohet gjendja derisa ishte duke punuar, vdes një person në Gjakovë

Kurti: Siguria nacionale e Republikës së Kosovës është përmirësuar shumë sepse është shtrirë çdokund e gjithandej territorit

Ndahet nga jeta në një aksident i riu nga Pozherani

Kosova News 01/12/2022 01/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
78%
1 km/h
Sun
32 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C
Thu
24 °C

Lajmet e Fundit

“Defender 2025” mbyllet me sukses, ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë vlerëson Forcat e Armatosura
19:28 -08/06/2025
Hykmete Bajrami akuzon Kurtin dhe partinë e tij për përfshirje në “mafinë energjetike” dhe kapje të shtetit
19:10 -08/06/2025
I përkeqësohet gjendja derisa ishte duke punuar, vdes një person në Gjakovë
18:39 -08/06/2025
Kurti: Siguria nacionale e Republikës së Kosovës është përmirësuar shumë sepse është shtrirë çdokund e gjithandej territorit
18:33 -08/06/2025
Valon Prebreza, kandidat nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të Fushë-Kosovës
18:29 -08/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?