KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjykata Supreme ndryshon vendimin e Apelit, mbesin në fuqi çmimet e reja të rrymës
Ekonomi

Gjykata Supreme ndryshon vendimin e Apelit, mbesin në fuqi çmimet e reja të rrymës

Kosova News
Kosova News 15:10 -16/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Supreme njofton se ka miratuar kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) lidhur me faturat e rrymës.

Sipas njoftimit të Supremes, janë ndryshuar aktvendimet e Gjykatës së Apelit dhe të Themelores si dhe është refuzuar si të pabazuar kërkesën Partia Demokratike e Kosovës për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të ZRRE-së.

“Kolegji i Gjykatës Supreme në konfliktin administrativ, sipas padisë së paditësit-propozuesit Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kundër të paditurit-kundër propozuesit Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), me bazë juridike anulim i vendimit të paditurit, nr. prot. 077/22 të datës 16.02.2022 dhe kërkesë për shtyrjen e ekzekutimit të njëjtit, duke vendosur lidhur me kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor të parashtruar nga i padituri ZRRE, kundër aktvendimit të Gjykatës së Apelit, e ka aprovuar si të bazuar kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor, e parashtruar nga i padituri ZRRE, kundër aktvendimit të Gjykatës së Apelit”, thuhet në arsyetimin e Supremes.

“Kolegji i Gjykatës Supreme e ka ndryshuar aktvendimin e Gjykatës së Apelit dhe aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, dhe ka refuzuar si të pabazuar kërkesën-propozimin e paditësit Partia Demokratike e Kosovës, për shtyrjen e ekzekutimit të Vendimit të paditurit Zyra e Rregullatorit për Energji”, vijon Supremja.

Në këtë vendim, sipas vlerësimit të Gjykatës Supreme arsyetimi i aktvendimit të kontestuar me kërkesë për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor por edhe ai i shkallës së parë është jo bindës dhe jo konkret lidhur me faktet vendimtare në të cilat këto vendime bazohen.

“Gjykata Supreme përmes aktgjykimit ARJ nr. 45/2022, vlerëson se duke u nisur nga gjendja e tillë e çështjes, nuk mund të aprovohet si i drejtë dhe ligjor qëndrimi juridik i gjykatës së Apelit dhe i gjykatës së shkallës së parë si në aktvendimet e kontestuara me kërkesë. Në rastin konkret Gjykata e Apelit është dashtë në mënyrë kumulative ashtu si parashihen në nenin 22 par. 2 të LKA-së, t’i vlerësojë drejtë të gjitha rrethanat dhe faktet sipas specifikave të çështjes së vendosur si në vendimin e organit të paditur të ZRRE, prandaj gjykata e shkallës së parë me rastin e lëshimit të masës së përkohshme kontestuese, gabimisht ka zbatuar këtë dispozitë ligjore, sikur edhe gjykata e shkallës së dytë kur ka aprovuar një qëndrim të tillë të gjykatës së shkallës së parë, sepse sipas vlerësimit të Gjykatës Supreme arsyetimi i aktvendimit të kontestuar me kërkesë për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor por edhe ai i shkallës së parë është jo bindës dhe jo konkret lidhur me faktet vendimtare në të cilat këto vendime bazohen”, thekson vendimi.

“Faktet dhe konkludimet e gjykatave të instancave më të ulëta janë të përgjithësuara dhe si të tilla të paargumentuara për atë se, cili është dëmi konkret dhe si është i matshëm ky dëm që i shkaktohet paditësit, i cili vështirë do të riparohej para se të bëhet vlerësimi i ligjshmërisë së vendimit të kontestuar në procedurë të rregullt gjyqësore, gjersa shtyrja nuk do të ishte në dëm të palës kundërshtare apo palës së interesuar dhe shtyrja nuk do të ishte në kundërshtim me interesin publik. Nga kjo rezulton se arsyetimi i aktvendimit kontestues të Gjykatës së Apelit nuk përmban arsye ligjore dhe bindëse sipas provave në shkresa të lëndës për kushtet ligjore që kërkohen sipas nenit 22 të LKA për lëshimin e masës së përkohshme, duke mos u bërë i besueshëm dëmi i pariparueshëm që do të justifikonte masën e përkohshme në këtë fazë dhe duke mos paragjykuar përfundimin e procedurës së vendosjes sipas padisë, në mënyrë meritore, lidhur me shqyrtimin e ligjshmërisë së aktit administrativ”, përfundon arsyestimi.

Gjithashtu lexoni:

Gërvalla: Propozimi i Listës Serbe skandaloz, s’ka popull serb në Kosovë veç komunitet

Haziri thotë se LDK do të votojë çdo kandidat të VV-së për kryetar të Kuvendit

Kosova vendos masë antidamping ndaj importit të farës së grurit nga Serbia

KFOR-i dhe Islanda zgjasin bashkëpunimin për hapësirën ajrore të Kosovës deri në vitin 2028

Reagon BE-ja për funeralin e Mlladiqit: Pamjet nga Beogradi janë tronditëse!

TAGGED: Energjia Elektrike, Gjykata Supreme
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?