KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjykata refuzon paraburgimin e mjekut të dyshuar për ryshfet, cakton masën e arrestit shtëpiak
Siguri

Gjykata refuzon paraburgimin e mjekut të dyshuar për ryshfet, cakton masën e arrestit shtëpiak

Kosova News
Kosova News 16:22 -06/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës caktimin e masës së paraburgimit ndaj mjekut Sami Delijaj të dyshuar për marrje ryshfeti, duke i caktuar një masë më të butë atë të arrestit shtëpiak.

Në aktvendimin, thuhet se kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë e parashtruar me 5 shtator 2023 për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Sami Delijaj është e pabazuar.

Ndërsa, gjyqtarja e procedurës paraprake, Sulltane Hoti pas analizimit të të gjitha provave dhe dëgjimit të dëshmitareve ka marrë aktvendim që të dyshuarit Delijaj t’i caktohet për një muaj masë e arrestit shtëpiak.

Në arsyetimin e këtij aktvendimi thuhet se në seancën dëgjimore lidhur me caktimin e masës së paraburgimit, prokurorja Fitore Sadikaj ka thënë se mbetet pas kërkesës së parashtruar me shkrim.

Prokurorja Sadikaj, ka thënë se ekziston dyshimi se nëse i pandehuri gjendet në liri mund të ik në mënyrë që t’i ik përgjegjësisë penale e po ashtu ta pengojë rrjedhjen normale të procedurës duke ndikuar tek i dëmtuari, dëshmitarët dhe dëshmitarët tjerë të mundshëm të prokurorisë.

Ndërkaq, mbrojtësi i të pandehurit, Delijaj, Kujtim Kërveshi ka deklaruar se kërkesa e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit është konfuze, duke i propozuar gjykatës që ta refuzoj atë.

Kërveshi ka thënë se i pandehuri Delijaj në këtë seancë ka ardhur me bagazhin e ortopedit duke përmendur se në vitin 2015 është shpallur mjek i dalluar.

Ndërsa, dyshuari Delijaj ka thënë se qëndron prapa deklaratave të mbrojtësit të tij, duke shtuar se pacientit të cilit nuk ia din as emrin dhe përcjellësin apo të afërmin e tij e ka parë vetëm në ditën e operacionit dhe në ditën e pardjeshme sepse kurrë nuk ka kontaktuar me të.

Me këtë rast, prokurorja Sadikaj ka deklaruar se e kundërshton propozimin e palës për refuzimin e caktimit të masës së paraburgimit

Në arsyetimin e këtij aktvendimi thuhet se gjyqtarja e procedurës paraprake ka konstatuar se nëse i dyshuari Delijaj gjendet në liri të plotë ekzistojnë rrethanat që tregon se i pandehuri mund të pengoj rrjedhojën normale të procedurës duke ndikuar në dëshmitarë apo të arratiset në mënyrë që të ikë nga përgjegjësia penale.

Tutje, thuhet se i dyshuari Delijaj i ka premtuar gjykatës që do të paraqitet në organet e drejtësisë sa herë që të ftohet si dhe Gjykata ka gjetur se me masën e arrestit shtëpiak mund të arrihet qëllimi i sigurimit të prezencës së të pandehurit në procedurë dhe zhvillimit me sukses të kësaj procedure penale.

Sipas këtij aktvendimi, S.D dyshohet se në cilësinë e personit zyrtar, në pozitën e mjekut ortoped në QKUK, me datë 01.09.2023, pasi kishte operuar pacientin R.M, në mënyrë të drejtpërdrejtë me qëllim që vetës t’i sjellë përfitim pasuror të kundërligjshëm, ka kërkuar para ryshfet nga Xh.P shumën prej 450 euro, ku pas negocimit me Xh.P, i njëjti pajtohet që të marrë shumën prej 300 euro.

Në këtë drejtim, thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Delijajka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit” nga neni 421 par.1 i KPRK-së.

Ndryshe, sipas kërkesës së Prokurorisë , Delijaj në cilësinë e personit zyrtar në pozitën e mjekut oroped në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), më 1 shtator 2023, pasi e kishte operuar pacientin R.M në mënyrë të drejtëpërdrejtë ka kërkuar 450 euro para ryshfet nga Xh.P, ku pas negocimit të njëjtit ia merr 300 euro.

Ndryshe, të hënën Policia e Kosovës (PK) ka dhënë detaje për arrestimin e mjekut S.D., në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) nën dyshimin për marrje ryshfeti, ku thuhet se janë sekuestruar një shumë e të hollave, një telefon celular dhe disa pajisje mjekësore, raporton Betimi për Drejtësi.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të hënën, rreth orës 11:05.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale marrje e ryshfetit. Nga i dyshuari në cilësi të provave janë sekuestruar një shume e te hollave, një telefon celular si dhe disa pajisje mjekësore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, lidhur me rastin e arrestimit të mjekut, ka reaguar edhe Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar (ShSKUK), ku thanë se do të ndërmerren të gjitha veprimet ligjore.

Prokuroria kërkon caktimin e masës së paraburgimit, për mjekun që dyshohet për ‘Marrje të rryshfetit’ në QKUK

Gjithashtu lexoni:

Komandanti i KFOR-it: NATO-ja vazhdon të bashkëpunojë me të gjitha organizatat e sigurisë në Kosovë, në përputhje me mandatin e saj afatgjatë të OKB-së

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok

Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar

Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë

Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

Kosova News 06/09/2023 06/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C
Fri
34 °C

Lajmet e Fundit

Sveçla: Serbia vazhdon të mbetet si në kohën e Millosheviqit
22:51 -02/08/2026
Haxhiu: Dyshimet për një varrezë të dytë masive, rikujtim i rëndë i krimeve të kryera gjatë luftës dhe dëshmi se drejtësia ende nuk është përmbushur
22:23 -02/08/2026
Zbulohet një tjetër lokacion në Zubin-Potok ku dyshohet për mbetje mortore
21:18 -02/08/2026
Biserko: Zbulimi i varrezave të reja masive hap çështjen e përgjegjësisë së Serbisë për krimet në Kosovë
19:59 -02/08/2026
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së: Nderimi i njësive serbe, mohim i krimeve
19:54 -02/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?