KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëron Izraelin të lejojë hyrjen e ndihmave në Gaza
Botë

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëron Izraelin të lejojë hyrjen e ndihmave në Gaza

Kosova News
Kosova News 11:34 -29/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ) ka urdhëruar Izraelin që të mundësojë futjen e papenguar të ndihmave në Gaza për të shmangur urinë atje.

Në vendimin e marrë në mënyrë unanime, ICJ-ja ka thënë se Izraeli duhet të veprojë pa vonesa, që të lejojë “sigurimin e shërbimeve bazë të nevojshme urgjente dhe të ndihmës humanitare”, raportoi BBC.

Në një përgjigje ndaj vendimit të gjykatës më të rëndësishme të OKB-së, ministria e Jashtme izraelite ka thënë se “ishte duke vazhduar promovimin e iniciativave të reja dhe për të zgjeruar ato ekzistuese për të lejuar një fluks të vazhdueshëm ndihme në Gaza nëpërmjet tokës, ajrit dhe detit”, duke punuar me OKB-në dhe të tjerët”.

Izraeli e ka fajësuar Hamasin për situatën e krijuar në Gaza dhe për fillimin e luftës.

Vendimi i fundit nga gjykata e Hagës vjen pasi Afrika e Jugut kishte kërkuar që ajo të lëshojë urdhër për Izraelin që në janar, që të marrë të gjitha masat për të parandaluar aktet gjenocide në Gaza.

Afrika e Jugut ka deklaruar se Izraeli e ka për obligim të veprojë për ta parandaluar gjenocidin, si nënshkruese e Konventës së Gjenocidit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1948. 

Ndonëse urdhrat e lëshuar nga ICJ-ja janë ligjërisht detyruese, gjykatës i mungon kompetenca për t’i zbatuar ato. Këshilli i Sigurimit i OKB-së, është trupi i vetëm i organizatës e cila mund të prezantojë masa për të siguruar zbatueshmërinë.

Vendimi i ICJ-së vjen pas një raporti nga Iniciativa Globale e Klasifikimit të Fazës së Sigurisë Ushqimore të Integruar, e cila drejtohet nga Programi Botëror i Ushqimit dhe të tjerë, i publikuar javën e kaluar ku paralajmërohej se një situatë “katastrofike” po zhvillohej në Gaza.

Ai tha se të gjithë 2.2 milionë njerëzit në Gaza “po përballeshin me nivele të larta të pasigurisë akute ushqimore” dhe se uria parashikohej të godiste veriun e territorit përpara fundit të majit.

Uria ndodh kur një shtet ka një mungesë kaq të madhe ushqimore sa që popullsia e saj përballet me kequshqyerje akute, urin ose vdekje.

Në vendimin e saj, ICJ-ja thotë se Gaza “nuk është duke u përballur më vetëm me rrezikun e urisë” por “uria po zgjerohet”, dhe se sipas një monitorimi të OKB-së, 31 njerëz, përfshirë 27 fëmijë, tashmë kanë vdekur si pasojë e kequshqyerjes dhe dehidratimit, që nga 7 tetori kur ka nisur lufta atje.

Gjithashtu lexoni:

Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Kosova News 29/03/2024 29/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Ministri Muja mobilizon ekipet për rikuperimin e prodhimit bujqësor në Istog
19:25 -22/07/2026
Dogana e Kosovës konfiskon në Vërmicë 25% të parave të padeklaruara
18:26 -22/07/2026
Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 6 kantiere ndërtimi
18:19 -22/07/2026
Policia e Kosovës njofton për një e-mail të rremë në emër të drejtorit të Përgjithshëm
18:00 -22/07/2026
Pas zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sverkë të Pejës, angazhohet FSK-ja
17:56 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?