KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjykata merr vendim për 6 nga 15 të akuzuarit në rastin “Subvencionet II”, që po hetohen për marrje ryshfeti, ndikim e mashtrim
Siguri

Gjykata merr vendim për 6 nga 15 të akuzuarit në rastin “Subvencionet II”, që po hetohen për marrje ryshfeti, ndikim e mashtrim

Kosova News
Kosova News 11:05 -15/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj gjashtë të akuzuarve Blerim Mulliqi, Bekim Bruçi, Dukagjin Deda, Sadri Berisha, Pashk Krasniqi dhe Ramadan Zeqiraj, të akuzuar për veprat penale “Marrje ryshfeti”, “Ushtrim ndikimi”, “Dhënie ryshfeti” dhe “Mashtrim me subvencione”, në rastin “Subvencionet II”, duke i dënuar (së bashku) me 4 vite burgim dhe 10 mijë euro gjobë.

Aktgjykimi ndaj gjashtë të akuzuarve u shpall të mërkurën, nga gjykatësja Violeta Namani.

Ndërsa, gjykimi në këtë rast do të vazhdojë për të akuzuarit Luan Statovci, Sedat Shkodra, Berat Nika, Gëzim Morina, Rasim Zekaj, Afrim Mehmetaj, Donard Draga, Hazir Metaj dhe Hysni Morina.

Sipas aktgjykimit, të akuzuarin Blerim Mulliqi, për veprën penale “Marrje ryshfeti”, gjykata e dënon me 1 vit e 6 muaj burgim, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Po ashtu, i njëjti obligohet të kompensojë dëmin e shkaktuar buxhetit të Republikës së Kosovës në shumën 8 mijë e 400 euro. Ndaj të akuzuarit Mulliqi, u shpall edhe dënim plotësues, ndalim i ushtrimit të profesionit në administratë publike dhe në funksionet e shërbimeve publike.

Ndërsa, i akuzuari Bekim Bruçi për veprën penale “Ushtrim ndikimi”, u dënua me 6 muaj burgim dhe 1 mijë euro gjobë. Në dënimin me burgim, do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Sipas aktgjykimit, të njëjtit, dënimi me burgim, me pëlqimin e tij mund t’i zëvendësohet me gjobë në shumën 3 mijë e 600 euro.

Kurse, i akuzuari Dukagjin Deda për veprën penale “Dhënie ryshfeti” u dënua me 1 mijë euro gjobë dhe 6 muaj burgim, në të cilin do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak.

Edhe të akuzuarit Deda, me pëlqimin e tij, dënimi me burgim mund t’i zëvendësohet me gjobë në shumën 4 mijë euro.

Kurse, Ramdan Zeqiraj për veprat penale “Dhënie ryshfeti” u dënua me 1 mijë euro gjobë dhe 6 muaj burgim, në të cilin do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak.

Të akuzuarit Zeqiraj, dënimi me burgim prej 6 muajsh, mund t’i zëvendësohet në dënim me gjobë në dhumën prej 4 mijë euro.

Ndërsa, për “Mashtrim me subvencione” u dënua me 5 mijë euro gjobë, i cili dënim duhet të paguhet në afat prej 15 ditëve jo më gjatë se 6 muaj pasi aktgjykimi të marrë formën e prerë.

Nëse i akuzuari Zeqiraj nuk dëshiron të paguajë dënimin me gjobë ose nuk mundet, i njëjti i zëvendësohet me burgim.

I akuzuzari Zeqiraj obligohet të bëjë kompensimin e dëmit të shkaktuar buxhetit të Republikës së Kosovës, në vlerë prej 12 mijë euro.

Kurse, i akuzuari Sadri Berisha për veprën penale “Dhënie ryshfeti” u dënua me 1 mijë euro gjobë dhe 6 muaj burgim. Në dënimin me burgim, të njëjtit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak.

Sipas aktgjykimit, dënimi me burgim, të njëjtit me pëlqimin e tij mund t’i zëvendësohet në gjobë prej 4 mijë euro.

I akuzuari Pashk Krasniqi, për veprën penale “Dhënie ryshfeti” u dënua me 1 mijë euro gjobë dhe 6 muaj burgim.

Të akuzuarit Krasniqi, dënimi me burg me pëlqimin e tij mund t’i zëvendësohet me gjobë në shumën 4 mijë euro.

Obligohet secili i akuzuar veç e veç t’i paguajë shpenzimet e procedurës penale, në emër të paushallit gjyqësor shumën nga 100 euro dhe nga 100 euro për fondin e kompensimit të viktimiave të krimit.

Përfaqësuesi i pales së dëmtuar nga Avokatura Shtetërore, për realizimin e kërkesës pasurore-juridike, udhëzohet në kontest civil.

Kurse, palët e pakënaqura sa i përket të akuzuarve që kanë pranuar fajësinë, kanë të drejtë ankese mbi lartësinë e dënimit. Kuse, sa i përket të akuzuarve që kanë arritur marrëveshje për pranim fajësie, kanë hequr dorë nga e drejta e ankesës.

Ndryshe, në seancën e mbajtur më 13 mars 2023, të akuzuarit Blerim Mulliqi dhe Bekim Bruçi, deklaruan se qëndrojnë prapa marrëveshjes rreth pranimit të fajësisë, të arritur në mes tyre dhe Prokurorisë Speciale. Ndërsa, akuzuarit Dukagjin Deda, Sadri Berisha dhe Pashk Krasniqi, e pranuan fajësinë për veprën penale “Dhënie ryshfeti”, kurse i akuzuari Ramadan Zeqiraj për veprat penale “Dhënie ryshfeti” dhe “Mashtrim me subvencione”, shkruan Betimi për Drejtësi.

Po në atë seancë, të akuzuarit Gëzim Morina, Afrim Mehmetaj, Donard Draga dhe Hazir Metaj, kanë pranuar fajësinë për veprën penale “Dhënie ryshfeti”, por jo edhe për veprën penale “Mashtrim me subvencione”. Ndërkaq, të akuzuarit Luan Statovci, Sadat Shkodra, Berat Nika, Rasim Zekaj dhe Hysni Morina, nuk e kanë pranuar fajësinë për veprat penale që u vihen në barrë.

Ndryshe, sipas akakuzës së 22 dhjetorit 2022, 15 të akuzuarit në rastin “Subvencionet II”, Luan Statovci, Blerim Mulliqi, Bekim Bruçi, Sedat Shkodra, Berat Nika, Gëzim Morina, Rasim Zekaj, Afrim Mehmetaj, Donard Draga, Dukagjin Deda, Ramdan Zeqiraj, Hazir Metaj, Sadri Berisha, Hysni Morina, dhe Pashk Krasniqi, ngarkohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje ryshfeti, dhënie ryshfeti, mashtrim me subvencione dhe ushtrim ndikimi.

Gjithashtu lexoni:

Sveçla pas arrestimeve për krime lufte: S’do të ketë kompromis ndaj autorëve të krimeve në Kosovë

Publikohen pamjet: Si u arrestuan të dyshuarit për Masakrën e Reçakut

Përleshje mes kushërinjve, vritet 27-vjeçari në Prizren

Pesë të arrestuarit në rastin “Reçaku II” ishin pjesëtarë të MPB-së serbe

Bajraktari: Pezullimi i hetimeve ndaj Radoiçiqit nuk nënkupton mbylljen e rastit

Kosova News 15/03/2023 15/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
clear sky
28° _ 26°
35%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
26 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu ngushëllon familjen Jashari pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit
15:45 -14/06/2026
Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta
15:44 -14/06/2026
Sveçla pas arrestimeve për krime lufte: S’do të ketë kompromis ndaj autorëve të krimeve në Kosovë
15:14 -14/06/2026
Publikohen pamjet: Si u arrestuan të dyshuarit për Masakrën e Reçakut
15:11 -14/06/2026
251-vjetori i ushtrisë amerikane, Haradinaj: Mirënjohje për rolin në çlirimin e Kosovës
15:07 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?