KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjykata mbyll rastin e zjarrit në Kaçanik, avokati Rudi: S’kishte prova!
Siguri

Gjykata mbyll rastin e zjarrit në Kaçanik, avokati Rudi: S’kishte prova!

Kosova News
Kosova News 18:16 -24/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Trupi gjykues i Departamentit për të Mitur në Gjykatën Themelore në Ferizaj ka pushuar sot procedurën penale ndaj tre të miturve, Venis Tusha, Talha Bela dhe Meridian Raka, të cilët ishin akuzuar për përfshirje në zjarrin që përfshiu Gjykatën Themelore në Kaçanik më 13 mars 2024.

Të miturit u përballën me aktakuzën për veprën penale “Rrezikim i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike”, nga neni 122 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, bazuar në propozimin e Prokurorisë Speciale me nr. PPM.nr.01/24.Pavarësisht kërkesës së Prokurorisë për shqiptimin e dënimit me burgim, pas një rigjykimi të plotë dhe ridegjimit të dëshmive, gjykata vendosi të pushojë procedurën për shkak të mungesës së provave bindëse.

Ky rigjykim pasoi kthimin e çështjes nga Gjykata e Apelit, pasi në gjykimin e parë, të miturit ishin liruar nga përgjegjësia penale.

Avokati mbrojtës i Venish Tushës, Ngadhnjim Rudi, tha se ky vendim ishte i drejtë.

“Konsideroj se trupi gjykues ka shqiptuar një vendim të drejtë, bazuar në shkresat e lëndës. Pas administrimit të provave, ridegjimit të dëshmitarëve dhe ekspertëve, përfshirë hartuesin e kallëzimit penal dhe IT-në e gjykatës, u vërtetua pa mëdyshje se të miturit nuk janë të përfshirë në veprën penale. Prokuroria nuk ka arritur të sjellë asnjë provë të vetme që vërteton të kundërtën.”, ka thënë ai.

Sipas tij, vendimi i trupit gjykues ishte i bazuar dhe i arsyeshëm.

Vendimi për pushimin e procedurës është shpallur sot, më 24 korrik 2025, në orën 13:00.

Gjithashtu lexoni:

Në ditën e zgjedhjeve, Policia sekuestron arsenal armësh në Zubin Potok

Një qytetar në Shtime dëmton fletëvotimin e tij, tenton të votojë në emër të bashkëshortes

Ky është numri i votuesve deri në ora 13:00

KQZ me të dhëna, kaq është përqindja e daljes në zgjedhje deri në orën 11

Policia jep detaje mbi aksidentin që i mori jetën Fatjon Bunjakut

Kosova News 24/07/2025 24/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Në ditën e zgjedhjeve, Policia sekuestron arsenal armësh në Zubin Potok
14:41 -07/06/2026
Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore
13:51 -07/06/2026
Një qytetar në Shtime dëmton fletëvotimin e tij, tenton të votojë në emër të bashkëshortes
13:47 -07/06/2026
Molliqaj thotë se aa më shumë qytetarë të votojnë, aq më e madhe është garanca për demokracinë
13:43 -07/06/2026
Ky është numri i votuesve deri në ora 13:00
13:38 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?