KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjykata jep verdiktin – lirohen nga akuza për terrorizëm aktivistët që u ndoqën me vite për sulm ndaj Kuvendit
Siguri

Gjykata jep verdiktin – lirohen nga akuza për terrorizëm aktivistët që u ndoqën me vite për sulm ndaj Kuvendit

Kosova News
Kosova News 14:00 -27/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Në departamentin special të Gjykatës së Prishtinës sot është marrë vendimi për të pandehurit që akuzoheshin për sulm në Kuvendin të Kosovës, sulmi kishte ndodhur në gusht të vitit 2016.

Për këtë rast të akuzuar për shumë vite kanë qenë ish-aktivisti i lëvizjes Vetëvendosje Frashër Krasniqi, mandej Adea Batusha, Egzon Haliti dhe Atdhe Arifi.

E sot Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të akuzuarve Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Egzon Haliti dhe Atdhe Arifi, lidhur me akuzën për terrorizëm.

Sipas aktgjykimit, të ndjekurit lirohen nga aktakuza, pasi nuk është vërtetuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale që iu vihej në barrë.

Aktgjykimi ndaj të akuzuarve u shpall të martën, nga kryetari i trupit gjykues Vesel Ismaili.

Shpenzimet procedurale bien në barrë të gjykatës.

Këtë rast, fillimisht e kishte gjykuar gjykatësi Beqir Kalludra, por pas avancimit të tij në Gjykatën e Apelit me vendimin e 21 dhjetorit 2020, të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), lënda ka kaluar tek gjykatësi Kushtrim Shyti, e më pas përfundimisht këtë lëndë e gjykoi gjykatësi i Departamentit Special, Vesel Ismaili.

Gjykata e shkallës së parë me 27 nëntor të vitit 2017 kishte marrë aktgjykim dënues kundër të pandehurve Atdhe Arifit, Frashër Krasniqi, Egzon Haliti dhe Adea Batusha.

Gjykata kishte dënuar Atdhe Arifin me 6 vjet dënim me burgim. Frashër Krasniqin e kishte dënuar me 8 vjet dënim me burgim, Egzon Halitin me 5 vjet e gjysmë burg dhe Adea Batushën me 2 vjet dënim me burgim.Arifi, Krasniqi, Haliti dhe Batusha po akuzohen nga Prokuroria Speciale në Prishtinë për sulmin me mjet shpërthyes kundër Kuvendit të Kosovës që ka ndodhur në mbrëmjen e 4 gushtit të vitit 2016.

Lidhur me sulmin në Kuvendin e Kosovës, përpos të akuzuarve të tanishëm, të akuzuar ishin edhe Petrit Ademi, ndaj të cilit pushuan hetimet, si dhe Astrit Dehari i cili vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, në rrethana ende të paqarta.

Sot jepet verdikti për të akuzuarit për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës në vitin 2016

Gjithashtu lexoni:

Zgjedhjet në Shqipëri – raportohen incidente

Edi Rama voton i shoqëruar nga bashkëshortja: Të presim çfarë do të thotë populli

“Zgjedhje europiane për një vend”, voton presidenti Begaj

E pazakontë në Lushnjë – dollapi i vjetër i rrobave kthehet në dhomën e fshehtë të votimit

Konfirmohen dy emrat e parë që do të largohen në verë nga Interi

Kosova News 27/12/2022 27/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
few clouds
9° _ 7°
75%
2 km/h
Sun
20 °C
Mon
17 °C
Tue
16 °C
Wed
16 °C
Thu
15 °C

Lajmet e Fundit

Kosova e bronztë në evropianin e karatesë
13:00 -11/05/2025
Zgjedhjet në Shqipëri – raportohen incidente
12:45 -11/05/2025
Kërçovë, djali vret prindin me sëpatë
12:17 -11/05/2025
Festë në Vetëvendosje, Albulena Haxhiu feston ditëlindjen teksa kolegët e partisë e befasojnë me tortë dhe qirinj
12:03 -11/05/2025
“Sjellje e papranueshme, destruktive”, Haxhiu flet pas dështimit të seancës
11:38 -11/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?