KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjykata ia vazhdon masën e paraburgimit të dyshuarës për vrasjen e 67-vjeçares në Dragash
Siguri

Gjykata ia vazhdon masën e paraburgimit të dyshuarës për vrasjen e 67-vjeçares në Dragash

Kosova News
Kosova News 16:46 -26/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Prizren, me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prizren, më 25 janar 2023, ka marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit ndaj të dyshuarës N.A, e cila po dyshohet se ka vrarë kunatën e saj, Saime Domazeti.

Në vendim thuhet se masa a paraburgimit ndaj të pandehurës N.A i vazhdohet deri më 27 mars 2023.

Në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se, gjykatësi i procedurës paraprake ka vlerësuar se kërkesa për vazhdimin e masës së paraburgimit është e bazuar.Tutje, në vendim thuhet se, gjyqtari i procedurës paraprake gjen se janë përmbushur kushtet ligjore për vazhdimin e paraburgimit, sepse në këtë çështje penale kanë filluar hetimet ndaj të pandehurës për veprën penale të lartcekur dhe në vijim të procedurës penale do të merret deklarimi i të pandehurës.

Po ashtu, në arsyetim thuhet se do të dëgjohen dëshmitarë, andaj nëse e pandehura lihet në liri në këtë fazë të procedurës penale ka arsye për të besuar se e njëjta do të dëmtoj provat e kësaj vepre penale si dhe duke ndikuar në dëshmitarë dhe në këtë mënyrë mund të vështirësojnë zhvillimin e hetimeve.

“Gjykata, ka vlerësuar edhe masat tjera për sigurimin e prezencës së të pandehurës në kuptim të nenit 173 të KPP-së, por duke pasur parasysh të lartcekurat, në këtë rast çdo mase tjetër që do të caktohej për këtë rast më e butë do të ishte në kundërshtim me natyrën e zhvillimit të hetimeve penale dhe kushtet mbi të cilat është vazhduar paraburgimi”, thuhet në vendim.

Ndryshe, më 29 dhjetor 2022, Gjykata Themelore në Prizren, Gjykatësi Xheladin Osmani, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të dyshuarës N.A në afatin kohor prej 30 ditësh.Ndryshe, e pandehura N.A gjatë seancës së paraburgimit e pranoi se e ka rrahur për vdekje viktimën, raporton betimi për drejtësi.

“Po e kam rreh vallahin, e kam rreh, mas 3-4 dite ka vdek. Po i dhashë ndihmë sa munda, po qaq munda, motër të burrit e kam pas, që 26 vjet u kanë në shpi teme, e kam ruajt, jam kujdes”, tha e dyshuara.E dyshuara N.A është arrestuar të martën dhe në prani të mbrojtësit të saj e ka pranuar se ka kryer vrasjen e tani të ndjerës S.D.

E ndjera S.D u gjet pa shenja jete të hënën në fshatin Kuk të Dragashit, ndërsa rasti fillimisht ishte hapur si vdekje e dyshimtë.

67-vjeçarja nga Dragashi dyshohet se u vra nga familjarët që me vite u kujdesën për të

Gjithashtu lexoni:

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak

Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar

Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani

​Policia apel qytetarëve: Krimet e luftës raportoni në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Luftës

Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burgim dhe 5 mije euro gjobë

Kosova News 26/01/2023 26/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak
22:20 -24/07/2026
Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian
21:29 -24/07/2026
Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira
20:50 -24/07/2026
Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar
20:45 -24/07/2026
Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk
20:07 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?