KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjykata e Elbasanit vendos të mos ekstradojë “spiunen ruse”
Rajon

Gjykata e Elbasanit vendos të mos ekstradojë “spiunen ruse”

Kosova News
Kosova News 14:20 -14/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Shtetasja ruse, Svetlana Timofeeva, e akuzuar për spiunazh nga autoritetet shqiptare, nuk do të ekstradohet në Rusi. Gjykata e Elbasanit vendosi të marrë parasysh kërkesën e saj për mosekstradim.

Vetë shtetasja ruse nuk ka bërë asnjë deklaratë gjatë seancës gjyqësore, ndërsa avokati i saj mbrojtës mirëpriti vendimin.

“Ishte vendimi i duhur, i bazuar në ligj. Nëse kjo shtetase do të ekstradohej në Rusi do të përndiqej, do t’i rrezikohej jeta, pasi dihet qëndrimi i saj kundër regjimit të [presidentit rus, Vladimir] Putinit”, tha Fatmir Lushi, avokat mbrojtës i shtetases ruse.

Svetlana Timofeeva, 33 vjeçe nga Rusia, u arrestua më 20 gusht të vitit 2022 së bashku me dy shtetas të tjerë, Mikhail Zorin, 23 vjeç nga Rusia, dhe Fedir Aplatov nga Ukraina, pasi tentuan të hynin në ambientet e uzinës së armëve në Gramsh dhe hodhën sprej neuro-paralizues ndaj dy ushtarëve që po e ruanin këtë objekt ushtarak.

Ajo po mbahet në paraburgim në burgun e grave në Tiranë, ndërsa çështja ndaj saj gjykohet në Gjykatën e Elbasanit, pasi zona ku ndodhi ngjarja, Gramshi, përfshihet në këtë qark.

Në dhjetor të vitit 2022, autoritetet ruse dorëzuan pranë Ministrisë së Drejtësisë në Shqipëri kërkesën për ekstradimin e 33-vjeçares, ndaj të cilës është lëshuar një urdhërarrestim, duke e akuzuar se në mënyrë të paligjshme ka siguruar informacion të klasifikuar.

Kërkesa më pas iu përcoll Gjykatës së Elbasanit, dhe pasi gjykata dëgjoi pretendimet e mbrojtjes së Timofeevës, edhe Prokuroria u tërhoq nga kërkesa e saj për ekstradim, ndaj dhe vendimi i Gjykatës së Elbasanit ishte i pritshëm.

Ndërkohë, nuk ka ende një vendim për kërkesën për azil që avokati mbrojtës i shtetases ruse i ka drejtuar Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit, Tiranë. Kërkesa u bë më 10 mars, rreth tre muaj pasi Moska kërkoi ekstradimin e saj.

“Nëse kthehem në Federatën Ruse do të persekutohem për shkak të bindjeve te mia politike”, pretendoi 33-vjeçarja ruse.

Avokati i saj mbrojtës, Isuf Shehu, theksoi se kjo shtetase ruse mund të persekutohet në shtetin e saj.

“Ka arsye të mendohet se ajo do t’iu nënshtrohet persekutimeve ose diskriminimeve a trajtimeve të egra, çnjerëzore, poshtëruese ose veprimeve që përbëjnë shkelje të të drejtave themelore të njeriut. Kthimi i kësaj shtetaseje në Rusi, do të ishte në kundërshtim me ndalimin e torturës dhe trajtimit çnjerëzor dhe poshtërues”, thuhet në kërkesën dorëzuar autoriteteve shqiptare.

Gjithashtu mbrojtja e shtetases ruse thekson se autoritetet ruse po përdorin një procedim penal të vjetër (të vitit 2018) të cilin e kanë shfrytëzuar për ta rihapur, pasi janë njohur me qëndrimet e saj kundër luftës në Ukrainë, të shprehura në rrjetet sociale. Po ashtu nënvizohet edhe fakti se ish-bashkëshorti i Svetlana Timofeeva është përkrahës i politikës së presidentit rus, Vladimir Putin, dhe bindjet politike kanë qenë shkaku kryesor i ndarjes së tyre.

Në kërkesën për azil politik kthehen në vëmendje raporte të disa organizatave ndërkombëtare, që theksojnë se Rusia nuk respekton të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, si dhe faktin se prokurori i Përgjithshëm i Federatës Ruse, Igor Viktorovich Krasnov, që ka firmosur kërkesën për ekstradimin e saj, është në “listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara, shkruan rel.

Tre të akuzuarit për spiunazh, Svetlana Timofeeva, Mikhail Zorin dhe Fedir Aplatov u kapën duke fotografuar uzinën e Gramshit, ndërsa në sendet personale të tyre u gjetën disa materiale të disa pikave të rëndësishme që njihen si infrastrukturë kritike ushtarake në Shqipëri. Uzina ushtarake në Gramsh ka armatime të ushtrisë brenda saj dhe është objekt i rëndësisë së veçantë që ruhet nga ushtria shqiptare.

Ata u lanë në arrest me burg dhe akuzohen për “Dhëni të informatave sekrete”, dhe “Goditje për shkak të detyrës”. Të njëjtën masë sigurie la në fuqi edhe Gjykata e Apelit, pas anikimimit prej tyre. Dy shtetasit rusë dhe ai ukrainas ankimuan sërish në Gjykata e Lartë. Kërkesa e Fedir Alpatov nuk u pranua, ndërsa ankimimi i SvetlanaTimofeeva dhe Mikhail Zorin nuk janë shqyrtuar ende nga Gjykata e Lartë. Tre të akuzuarit për spiunazh dhe avokatët e tyre i kundërshtojnë akuzat.

Gjithashtu lexoni:

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Kosova News 14/04/2023 14/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?