KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjuha e nxitjes për dhunë nga Vuçiqi: Targat RKS mund të bëhen vetëm me dhunë, ushtria e Serbisë dhe Kosovës s’mund të krahasohen
Politikë

Gjuha e nxitjes për dhunë nga Vuçiqi: Targat RKS mund të bëhen vetëm me dhunë, ushtria e Serbisë dhe Kosovës s’mund të krahasohen

Kosova News
Kosova News 14:51 -15/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është munduar të luaj diplomatin duke thënë të hënën se më 18 gusht do të shkojë në Bruksel për takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me një qëllim, “të ruajë paqen dhe stabilitetin”.

Ndërkohë pak sekonda më pas tha se Qeveria e Kosovës mund të zbatojë vendimin e saj për targat e automjeteve (vendim që është përkrahur nga bashkësia ndërkombëtare, sidomos ShBA), kryesisht në veri, “vetëm me dhunë”.

“Kjo mund të bëhet vetëm me dhunë, por mos prisni që Serbia t’ju ndihmojë në rregullimin ligjor të problemit”, tha ai përcjellin mediat serbe.

Gjuha e nxitjes për dhunë nga Vuçiqi

E përveç që ka shprehur gjuhën e tij të dhunës Vuçiqi gjatë prezantimit të armëve të reja të prodhuara nga Serbia në Akademinë Ushtarake në Beograd, ka provokuar dhe në një formë ka kërcënuar, duke thënë se Serbisë nuk duhet t’i interesojë Kushtetuta e Kosovës.

Ai me këtë rast tha se Forcat e Armatosura të Serbisë dhe të Kosovës nuk janë aspak të krahasueshme.

“Sa i përket forcës së forcave tona të armatosura dhe asaj që nuk duhet të ekzistojë, nuk i nënvlerësoj, por thjesht nuk  janë për krahasim”, ka thënë Vuçiq kur u pyet nga gazetarët rreth kësaj çështjeje.

Takimi Kurti – Vuçiq do të mbahet më 18 gusht dhe BE-ja të dielën u bëri thirrje liderëve të të dy vendeve që të ndalin “retorikën nxitëse”.

Kosova, me kërkesë dhe në bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare, sidomos ShBA-në, e ka shtyrë për një muaj vënien në fuqi të masës së reciprocitetit për letërnjoftime, ndërkohë që u ka dhënë dy muaj kohë të gjithë atyre që kanë targa të lëshuara nga Serbia në emër të qyteteve të Kosovës, që t’i ndërrojnë ato dhe t’i kthejnë në RKS.

Kurti i prerë: Targat ilegale nga koha e Millosheviqit duhet të hiqen, vendimet e Qeverisë nuk i negociojmë

Kryeministri Albin Kurti më 8 gusht ka thënë se ngjarjet që ndodhën më 31 korrik në komunat veriore të Kosovës, pati rrezik për përshkallëzim të situatës në konflikt të armatosur. Sipas tij, në mënyrë që më 1 shtator të shmangen tensionet e 31 korrikut, faktorët ndërkombëtarë “duhet ta zmbrapsin Beogradin në qasjen e tij destruktive ndaj Kosovës”.

Sipas tij, barrikadat që u vendosën në rrugët e veriut, në kundërshtim të zbatimit të vendimit për targat dhe dokumentet hyrëse për shtetasit serbë, ishin të pozicionuara në atë mënyrë që të qëllohej me armë mbi automjete dhe njerëz që kalojnë në atë zonë.

Kurti ka thënë se nuk do të diskutojë lidhur me vendimet për targat dhe dokumentet hyrëse në takimin që do ta ketë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, më 18 gusht në Bruksel.

“Vendimi i Qeverisë së Kosovës nga 29 qershori i këtij viti edhe sa i përket targave ilegale nga koha e Slobodan Millosheviqit për KM, PE, PZ, DJ, UR e GL, por edhe sa i përket dokumentit në vendkalimin kufitar është vendim sovran i Qeverisë së Kosovës. Ne, vendimet e Qeverisë nuk i negociojmë. Por, ajo çfarë duhet të bëjmë në dialog është ta realizojmë marrëveshjen ligjërisht të obligueshme. Për atë është dialogu. Nuk është dialogu për të diskutuar për vendimet e Qeverisë së Kosovës. Ne, si Qeveri e Kosovës, i përgjigjemi Kuvendit të Republikës, qytetarëve të vendit tonë. Ndërkaq, vendimet të cilat ne i kemi marrë, është dashur në fakt të mos ketë nevojë të merren sepse Serbia është dashur shumë më herët të pushojë me prodhimin e targave ilegale nga koha e Millosheviqit”, ka thënë kryeministri.

Kurti i prerë: Targat ilegale nga koha e Millosheviqit duhet të hiqen, vendimet e Qeverisë nuk i negociojmë

Emisari amerikan Gabriel Escobar i jep të drejtë Qeverisë së Kosovës

Kujtojmë se i dërguari i Posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ditë më parë në një bashkëbisedim virtual me gazetarë ka folur edhe për shtyrjen e vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin me targat dhe dokumente me Serbinë.

Emisari amerikan tha se marrëveshja me stikera ishte e përkohshme dhe se veturat që operojnë në veri duhet të regjistrohen në bazë të ligjeve të Kosovës.

“Tani, regjimi aktual i targave me ngjitësit e përkohshëm ishte, përsëri, do të më duhet të them i përkohshëm, i kufizuar në kohë dhe do të zëvendësohej me një zgjidhje të përhershme. Tani, me të vërtetë mendoj se kjo zgjidhje e përhershme nuk duhet parë si diçka që do të ndryshojë ndjeshëm jetën e njerëzve në veri të Kosovës. Është një fakt i thjeshtë se ishte një pritshmëri që automjetet që operojnë në Kosovë duhet të regjistrohen dhe të operojnë sipas ligjeve të atij vendi. Thënë kështu, ato duhet të ofrojnë mundësinë për lirinë e lëvizjes jo vetëm brenda Kosovës, jo vetëm brenda Kosovës dhe Serbisë, por në të gjithë rajonin dhe Evropën në tërësi”, ka thënë Escobar.

Diplomati amerikan po ashtu ka deklaruar se shtyrja deri më 1 shtator është një mundësi që këtë muaj të bëhet progres jo vetëm për çështje e targave por për çështje të tjera në kuadër të dialogut./KosovaNews/

Escobar flet edhe për çështjen e targave: Veturat që operojnë në veri duhet të regjistrohen sipas ligjeve të Kosovës

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Ndërtimi i urave mbi Ibër rrit bashkëpunimin – janë për bashkëjetesë, jo për ndarje

Vendoset gurthemeli i dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë

Detaje nga takimin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian

Shaip Kamberi thotë se do t’i bojkotojë punimet e ardhshme të Kuvendit të Serbisë

Ambasada amerikane bën përgatitjet për festimin e 249-vjetorit të Pavarësisë

Kosova News 15/08/2022 15/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
20° _ 19°
70%
2 km/h
Tue
32 °C
Wed
33 °C
Thu
36 °C
Fri
37 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Ndërtimi i urave mbi Ibër rrit bashkëpunimin – janë për bashkëjetesë, jo për ndarje
18:02 -01/07/2025
Vendoset gurthemeli i dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë
17:55 -01/07/2025
Kusari njofton se Prokuroria ka hudhur poshtë kallëzimin penal ndaj Llugaliut: Kam të drejtë të bëj ankesë në Prokurorinë e Apelit
17:03 -01/07/2025
Detaje nga takimin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian
16:18 -01/07/2025
Shaip Kamberi thotë se do t’i bojkotojë punimet e ardhshme të Kuvendit të Serbisë
15:43 -01/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?