KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjobiten dy institucione për moslejim të qasjes në dokumentet zyrtare
Lajme

Gjobiten dy institucione për moslejim të qasjes në dokumentet zyrtare

KosovaNewss
KosovaNewss 11:39 -11/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) këtë vit ka shqiptuar dy gjoba ndaj institucioneve për moslejim të qasjes në dokumentet publike, ka bërë të ditur se komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dermaku.

Ajo tha se vitin e kaluar kanë qenë katër të tilla dhe se gjobat shqiptohen varësisht nga shkelja që bëhet.

Sipas saj, publikimi i të dhënave pa autorizim kap shifrën deri në 40 mijë euro.

“Katër gjoba i kemi shqiptuar gjatë vitit 2022 për institucionet publike, të cilat nuk kanë dhënë qasje në dokumente publike. Ndërsa sivjet kemi një numër më të vogël. Deri tash janë shqiptuar dy gjoba sa kam njohuri tani për tani”, tha Sogojeva-Dermaku.

“Gjobat për mosdhënie të qasjes fillon prej 3 mijë deri në 10 mijë apo edhe 13 mijë, nëse nuk kemi përgjigje nga ana e institucionit. Ndërsa për sa i përket gjobave për mbrojtjen e të dhënave ato variojnë nga 2 mijë deri në 4 mijë për marketingun e drejtpërdrejtë; për mosrespektim të kritereve ligjore për vendosjen e kamerave gjobat janë 4 mijë deri në 8 mijë; dërsa gjobat për keqpërdorim të dhënave dhe publikim të të dhënave pa autorizim, fillojnë nga 20 mijë euro deri në 40 mijë, apo edhe me 4% të qarkullimit vjetor të kompanisë”, tha ajo.

Një tjetër shqetësim për AIP-in, është edhe marketingu i drejtpërdrejtë nga kompanitë e ndryshme që bëhet ndaj qytetarëve. Sipas saj numri më i madh i ankesave është rreth dërgimit të sms-ve nga kompanitë e ndryshme.

“Po deri më tani e para ne e kemi rastin më të madh të ankesave rreth kësaj shkeljeje që bëhet për shkak të mosndërgjegjësimit, ndoshta edhe të vetë qytetarëve, por edhe të kompanive gjithsesi. Qysh vitin e kaluar është nxjerrë udhëzuesi për marketingun e drejtpërdrejtë. Ky dërgim i SMS-ve apo thirrje telefonike, në gjuhën e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave njihet si marketing i drejtpërdrejtë, prandaj edhe ne e kemi shpërndarë këtë udhëzues. E kemi të publikuar këtë udhëzues dhe shpresojmë që kompanitë ta respektojnë. to kompani të cilat nuk e respektojnë normalisht që ne tashmë kemi trajtuar shumë raste dhe kemi nxjerrë shumë mendime për ndalimin e përpunimit përmes marketingut të drejtpërdrejtë”, tha Sogojeva- Dermaku./EO/

Gjithashtu lexoni:

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK-në, arrestimet e serbëve për krime lufte do të vazhdojnë

BE-ja qorton Vuçiqin: Të shmangen deklaratat që nuk kontribuojnë në normalizim

Haxhiu: SHBA-ja dhe BE-ja ta dënojnë gjuhën shoviniste të Vuçiqit e Bërnabiqit

Gërvalla: Serbia t’i hapë arkivat dhe t’i dorëzojë të gjithë personat e zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë

Hoti: Databaza e viktimave të luftës, detyrim ndaj së vërtetës e historisë

KosovaNewss 11/03/2023 11/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
33 °C

Lajmet e Fundit

Aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”,  lëndohen shtatë persona
21:38 -29/07/2026
Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK-në, arrestimet e serbëve për krime lufte do të vazhdojnë
20:38 -29/07/2026
BE-ja qorton Vuçiqin: Të shmangen deklaratat që nuk kontribuojnë në normalizim
20:07 -29/07/2026
Zjarr në një fabrikë në Gjakovë
19:28 -29/07/2026
Haxhiu: SHBA-ja dhe BE-ja ta dënojnë gjuhën shoviniste të Vuçiqit e Bërnabiqit
19:13 -29/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?