KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » GJKKO dënon Fredi Belerin me 2 vjet burg për korrupsion në zgjedhje
Rajon

GJKKO dënon Fredi Belerin me 2 vjet burg për korrupsion në zgjedhje

Kosova News
Kosova News 16:46 -05/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit ka dënuar me 2 vjet burg Fredi Belerin, për akuzën e korrupsionit në zgjedhje. Prokurorët e SPAK kërkuan 2 vjete e 6 muaj burg për Belerin për “Korrupsion në Zgjedhje”, por GJKKO vendosi ta dënojë atë vetëm me 2 vjet.

Gjykata vendosi të dënojë me 1 vit e 6 muaj burg te pandehurin tjetër Pandeli Kokaveshi, bashkëpunëtorin e tij për blerjen e votave. Dënimi i tij është konvertuar në 3 vjet shërbim prove.

Avokati i Fredi Belerit, Geni Gjyzari e ka cilësuar vendimin e gjykatës si politik me porosi të kryeministrit.

“Kryetari i seancës, i cili në fillim të seancës bëri gafën e radhës duke i ndërprerë fjalën Belerit. Ju e patë vetë sesi bërtiste, si i ndërpriste fjalën Belerit. Kjo është e padëgjuar, ky është vendim politik siç e porositi kryeministri”, tha avokati.

Avokati tha se vendimi do të ankimohet në Apelin e GJKKO. Fredi Beliri, gjatë seancës së sotme (5 mars) akuzoi Prokurorinë dhe Policinë për “sajim të provave” kundër tij, ndërsa shtoi se “trupi gjykues ka bërë gjykim të njëanshëm” duke mos pranuar kërkesat e tij.

“Pres drejtësi, në vendim jepni drejtësi dhe mos i jepni konotacion patriotik. Për të gjithë të pandehurit e tjerë me të njëjtat akuza është kërkuar vendime të lehta dënimi, si shërbim prove, për mua është kërkuar masa maksimale 2 vjet e 6 muaj”, tha Beleri.

Akuzat për trupën gjykuese solli një reagim të fortë të gjyqtarit Erjon Çela, i cili tha se “i pandehuri Beleri nuk duhet të sulmojë gjykatën, pasi është prokuroria organ i akuzës”.

Seanca gjyqësore u ndoq edhe nga kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, Ambasada greke edhe nga mediat greke, ndërsa në sallë ndodheshin edhe mbështetës të Belerit.

Fredi Beleri u kap nga policia e Vlorës duke blerë vota dhe u arrestua më 12 majit 2023, 2 ditë para zgjedhjeve lokale.

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Kosova News 05/03/2024 05/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?