KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjilani miraton kërkesën për lirimin e qytetarëve nga tatimi në pronë deri në vlerën 100 euro
Politikë

Gjilani miraton kërkesën për lirimin e qytetarëve nga tatimi në pronë deri në vlerën 100 euro

Kosova News
Kosova News 14:49 -03/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kuvendi Komunal i Gjilanit, në një seancë të jashtëzakonshme të premten i ka kërkuar Ministrisë së Financave, që t`i lirojë të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune nga pagesa e tatimit në pronën e paluajtshme në vlerën prej 100 euro për vitin 2023.

Siç thuhet në një njoftim të kësaj komune, ky rekomandim i Grupit të këshilltarëve të LVV-së, është mbështetur nga Kuvendi me 27 vota për, një kundër dhe një abstenim.

“Edhe kryetari i Komunës, Alban Hyseni i ka inkurajuar këshilltarët komunalë që ta mbështesin propozimin, duke thënë se komunat nuk do të dëmtohen, pasi pret që qeveria t`ua rimbursojë këtë shumë. Ndërkaq, opozita edhe pse e ka mbështetur me votë rekomandimin, ka thënë se do të bëjë përpjekje shtesë për t’i shtyrë përpara edhe propozimet e saj për pezullimin e rivlerësimit të pronave, faturimin e tatimit sipas vlerës së vitit 2022, përkatësisht që qeveria t`i subvencionojë nga buxheti qendror faturat deri në shumën 100 euro, që mbledhja e tatimit në pronë të fillojë nga janari i vitit 2024, kurse afati për pagesën e ratës së parë për sivjet, të shtyhet deri më 30 qershor”, thuhet në njoftim.

Rivlerësimi i pronave nga Ministria e Financave javën e kaluar nxiti reagime të shumta në opinion. Në disa zona, veçanërisht në kryeqytet, tatimi në pronë u rrit për 100 për qind. Pas reagimeve, ministri i Financave, Hekuran Murati, e më pas Lëvizja Vetëvendosje, rekomanduan që t’u falen nga 100 euro tatimpaguesve.

Gjithashtu lexoni:

Samiti i SEECP në Tiranë, Serbia voton kundër deklaratës së përbashkët

Presidentja Osmani: Është koha që BE-ja të lëvizë përpara me vendime të merituara për Kosovën

Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: Duhet të ofrohen mjete ligjore

Deliu: Është hipokrizi që Kurti flet për Kushtetutën, ai e ka shkelur vazhdimisht

Gërvalla në Tiranë: Arrestimi i Arbnor Spahiut konfirmon që Serbia qëndron pas Banjskës

Kosova News 03/02/2023 03/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
71%
1 km/h
Tue
29 °C
Wed
29 °C
Thu
32 °C
Fri
30 °C
Sat
24 °C

Lajmet e Fundit

Presidentja Osmani ia vazhdon mandatin teknik misionit të EULEX-it në Kosovë
22:56 -16/06/2025
ShBA-ja dërgon aeroplanë në Evropë dhe aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme
22:33 -16/06/2025
Tableti më i fuqishëm i lojërave Android ka një emër të ri dhe një datë lansimi
22:20 -16/06/2025
Lideri iranian në shënjestër? Netanyahu thotë se vrasja e tij do t’i jepte fund konfliktit
21:58 -16/06/2025
Lushtaku i reagon Klan Kosovës: Lajmi i publikuar është dezinformues dhe tendencioz
21:42 -16/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?