KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Gjilan: Mbi 30% e qytetarëve votuan deri në orën 15:00
Politikë

​Gjilan: Mbi 30% e qytetarëve votuan deri në orën 15:00

Kosova News
Kosova News 16:54 -28/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Deri në orën 15:00, në qendrën më të madhe të votimit në Gjilan në shkollën “Thimi Mitko”, kanë votuar rreth 3700 qytetarë, afër 1000 më shumë se nga zgjedhjet e kaluara parlamentare, ku votuan mbi 2600 qytetarë.

Në këtë vendvotim, ku kanë të drejtë vote 12,000 qytetarë, menaxherja Sevdije Sadiku thekson se përgjatë ditës fluksi i votuesve ka vazhduar të qëndrojë pothuajse i njëjtë.

“Rreth 40 vendvotime janë në shkollën tonë, të drejtë vote kanë 12,000 qytetarë. Deri tani, nuk kemi asnjë parregullsi. Nga mëngjesi ka qenë pothuajse i njëjti fluks i votuesve. Herëve të kaluara ka pasur më pak numër të qytetarëve të cilët kanë shfrytëzuar drejtën për të votuar, ndërsa kësaj here ka pasur qytetarë të vazhdueshëm, rreth 1000 qytetarë më shumë, se herën e kaluar në të njëjtën kohë. Deri në orën 15:00, rreth 3 mijë e 700 qytetarë kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar, ndërsa herën e kaluar ishin mbi 2 mijë e 600 votues”, tha ajo.

Edhe pse ajo vlerëson që nuk ka pasur ndonjë parregullsi të veçantë gjatë procesit të votimit, përmend disa raste ku personat me nevojë për asistencë, kanë hasur vështirësi, por në fund ushtruan të drejtën e votës.

“Nuk kemi pasur ndonjë parregullsi që vlen të përmendet. Në ndonjë rast, ka pasur ndonjë të moshuar që nuk ka pasur pamundësi fizike dhe nuk iu ka lejuar asistenca, por prapëseprapë kanë provuar mundësinë dhe kanë votuar vetë. [Sa i përket pjerrinave] Kemi pjerrinë jashtë, por në anën tjetër kemi shkallë brenda në korridor. Ishte një rast ku ishte me karrocë, ku ishte një vështirësi më e madhe për të shkuar deri te vendvotimi. Megjithatë, me ndihmën e të tjerëve e shfrytëzoi edhe ai të drejtën”, tha ajo.

Sevdije Sadiku tregon se nuk ka pasur probleme me energjinë elektrike dhe se janë përgatitur për një rast të tillë.

“Në shkollën tonë nuk kemi pasur problem me energjinë elektrike. Por, për çdo rast kemi gjeneratorin që është mjaftueshëm i madh për shkollën. Paraprakisht, ne kemi shikuar se a është në gjendje të mirë gjeneratori, a funksion në rast se kemi nevojë për energji elektrike. Në rast të mungesës së energjisë elektrike, ato lëshohen në mënyrë automatike”, tha ajo.

Përndryshe, në këtë komunë deri në orën 15:00, kanë votuar 32,307 persona ose 32,307 %, derisa të drejtë vote kanë 104,870 qytetarë.

Gjithashtu lexoni:

Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë

Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së

Pacolli: Qytetarët janë aleatët tanë kryesorë në mbrojtjen e mjedisit

Gashi: Partia ka nevojë për reflektim dhe votëbesim

Ministrja fashiste serbe Snezana Paunoviç, në kohën kur shkëlqenin raportet Rama-Vuçiq, ishte pjesë e grupit të  miqësisë Serbi-Shqipëri (VIDEO)

Kosova News 28/12/2025 28/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
broken clouds
27° _ 27°
66%
8 km/h
Wed
21 °C
Thu
31 °C
Fri
32 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C

Lajmet e Fundit

Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit
23:14 -15/07/2026
Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë
21:27 -15/07/2026
Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd
20:48 -15/07/2026
Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?