KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës
Siguri

Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Kosova News
Kosova News 18:37 -11/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Bundestagu gjerman ka publikuar raportin vjetor për vitin 2024 për sa u përket forcave të armatosura të vendit.

Në raport, një pjesë e tij flet edhe për trupat gjermane të vendosura në Kosovë, përkatësisht në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR.

Duke u thirrur në trazirat që ndodhën më 2023 në pjesën veriore të vendit, ku mbi 90 ushtarë të KFOR-it mbetën të lënduar si pasojë e huliganizmit nga popullata lokale atje, Bundestagu ka marrë vendim që ushtarëve gjermanë t’u lejohet përdorimi edhe i gazit lotsjellës gjatë patrullimeve, raporton Klankosova.tv, e cila e ka parë raportin në fjalë.

Ky vendim u mor nga Ministria gjermane e Mbrojtjes pasi pati ushtarë që ishin ankuar se nuk po u lejohet përdorimi i këtij mjeti jo vdekjeprurës si vetëmbrojtje.

“Një ushtar kritikoi faktin se njësia e tij nuk kishte mjete të mbrojtura mjaftueshëm për të qenë në gjendje të dislokohej me forcë të plotë në rast emergjence. Një tjetër ushtar u ankua se kompania nuk lejohej të përdorte gazin lotsjellës për vetëmbrojtje”, u tha në këtë raport, raporton Klankosova.tv.

Pas shqyrtimit të çështjes, u tha se ministria e mbrojtjes njoftoi se, “pas trajnimit në përdorimin e saj, ushtarët e kompanisë operative tani lejohen të mbajnë gaz lotsjellës në patrullë”.

Parlamenti gjerman e përshëndeti këtë vendim, duke thënë: “Në rast të situatave të rrezikshme që ndodhin papritur, përveç armëve të zjarrit duhet të jenë të disponueshme edhe armë jo-vdekjeprurëse, në mënyrë që të jenë në gjendje të përgjigjen në mënyrë proporcionale ndaj kërcënimeve specifike”.

Gjermania ka 25 vjet që merr pjesë në misionin e KFOR-it, duke e bërë atë misionin më afatgjatë të Bundeswehr-it.

Në raport u tha se intensiteti i misionit nuk është zvogëluar vitet e fundit, teksa u theksuar se situata ende mbetet e “rrezikshme, sidomos për shkak të tensioneve ekzistuese në zonën kufitare kosovaro-serbe”.

“Në vitin raportues ka pasur një rritje të ndjeshme të forcave nga 72 në 285 pjesëtarë të kontingjentit nëpërmjet krijimit të një kompanie të re operacionale. Ndër të tjera, ajo ka për detyrë të përgjigjet ndaj demonstratave të dhunshme dhe të plotësojë strukturat e sigurisë kombëtare”, u tha në raportin vjetor të Bundestagut gjerman.

Gjithashtu lexoni:

Falsifikuan dokumentet e veturave koreane për import në Kosovë, sekuestrohen pesë automjete

Bunker i improvizuar në veturë, Dogana sekuestron mijëra fishekë të kalibrit 9 mm

Arrestohen dy persona në Zubin-Potok, dyshohet se gjatë luftës kanë vrarë 23 civilë shqiptarë

Kapet në kufi me dokumente të personave të tjerë dhe vendime të gjykatave serbe

Vazhdon seanca gjyqësore për sulmin terrorist në kanalin Ibër-Lepenc

Kosova News 11/03/2025 11/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 19°
90%
Tue
29 °C
Wed
32 °C
Thu
34 °C
Fri
35 °C
Sat
33 °C

Lajmet e Fundit

Kamionisti nga Kosova plagoset rëndë në Portin e Durrësit, dërgohet në gjendje kritike në spital
12:10 -28/07/2026
Gjenerali amerikan Wikoff në Qeveri për takim me Kurtin, diskutohet situata e sigurisë dhe bashkëpunimi i Kosovës me NATO-n
11:47 -28/07/2026
Falsifikuan dokumentet e veturave koreane për import në Kosovë, sekuestrohen pesë automjete
11:02 -28/07/2026
Mbi 5 milionë euro investime në qarkoren e Gjakovës, ministria jep detaje
10:22 -28/07/2026
Bunker i improvizuar në veturë, Dogana sekuestron mijëra fishekë të kalibrit 9 mm
10:19 -28/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?